• Tirane, ofroj vend pune Supervizor

Kompania "Lindi AL" sh.p.k,
në kuadrin e zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë kërkon të punësojë
-Supervizor Shitje

DETYRAT:

  • Organizon dhe monitoron ekipin e shitjes ne territorin e caktuar;
  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes;
  • Raporton dhe njofton menaxherin lidhur me punën e ekipit të shitjes si dhe të gjitha veprimet e planifikuara dhe të kryera për teritorin e caktuar.
  • Menaxhon marrdhenien me klientin duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite e tij;
  • Siguron raporte të sakta mbi: ecurinë periodike të shitjes, përfshi dhe performancen individuale të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes,
  • Të jetë përgjegjes për permbushjen e objektivave periodike (mujore/ vjetore) në bashkëpunim me manaxherin

KËRKESAT:
• Arsimi i larte,
• Eksperiencë pune në Departamentin e Shitjes.
• Aftësi të mira komunikuese,
• Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
• Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
• Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
• Të jete i gatshëm të punojë në grup,
• Të jetë i gatshëm të punojë nën presion,
• Të jetë i aftë të zgjidhë problemet individualisht
• Të posedojë leje drejtimi automjeti.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Per me teper informacione dergoni CV ne emailin info@lindi-al.com ose telefononi ne numrin +355697406040

Adresa: Stacioni i trenit Kashar,mbrapa QTU-se
 


Apply WhatsApp
Back
Top