• Fier, ofroj vend pune Financier/e

Kompania SSA shpk, me seli në Fier, e cila merret me Prodhimin, Projektimin, Montimin dhe Tregtimin e Strukturave Metalike dhe Aksesorëve Metalik, kërkon të punësojë një (1)Financier/e Kostoje Prodhimi me kohë të plotë.

Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti/aplikantja:

  1. Te jete diplomuar ne degen "Financë".
  2. Te jete perdorues/e shumë i/e mire i programit Financa 5.
  3. Te kete jo më pak se 5 vjet eksperience pune ne kete fushe dhe te jete i/e afte te plotesoje detyrat e cilesuara me poshte.
  4. Te jete perdorues/e i/e mire i programeve te paketes Ms Office (vecanerisht Excel & Word).
  5. Njohja e Anglishtes perben avantazh.

Detyrat

  1. Rregjistrimi i dokumentacionit ne kontabilitet (Fatura blerje-shitje, Arka, Banka).
  2. Monitorimi dhe llogaritja e kostos se produkteve, kostos shtesë se prodhimit, koston e lendeve te para
  3. Analiza dhe verifikimi i konsumeve te materialeve ndihmse dhe shperndarja e tyre sipas qendrave te kostos
  4. Plotesimi dhe rregjistrimi ne kontabilitet i kartelave teknologjike, përditësimi i inventarit te shoqerise
  5. Ndjekja e llogaritjeve dhe pagesa e Detyrimeve (Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqerore e Shendetesore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore
  6. Pergatitja e Raporteve Periodike Financiare.
  7. Koordinimi i procesit nga marrja deri tek ekzekutimi i porosive ditore.
  8. Rakordimi me klientet, furnitoret.
  9. Zbatimi i politikave dhe procedurave te kompanise.
  10. Analiza e te ardhurave dhe shpenzimeve.


Të interesuarit të dërgojnë CV të detajuar në adresën steelstructurealbania@gmail.com deri më 31.08.2021


Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.



Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

SSA ju uron suksese!
 


Apply WhatsApp
Back
Top