• Tirane, ofroj vend pune SOCIAL MEDIA SPECIALIST

DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore. Eksperienca disa vjeçare e stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore është një potencial në shërbim të kompanive & individëve me qëllim përmirësimin & konsolidimin e vlerave dhe standarteve profesionale të tregut të punës dhe zhvillimit në vend.

Për një kompani të suksesshme në tregtimin e veshjeve sportive, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

SOCIAL MEDIA SPECIALIST


DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
- Menaxhon dhe zhvillon rrjetet sociale të kompanisë;
- Promovon produktet e kompanisë tek audienca online;
- Përgjegjës për realizimin e fushatave marketing në rrjetet sociale;
- Realizon me anë të programeve design contentin e kërkuar;
- Përgjegjës për komunikimin dhe informimin e audiencës në rrjetet sociale.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomuar në degën Marketing.

Eksperienca: Minimalisht 1 vit experience pune si social media specialist.

Aftësi:

- Aftesi shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office dhe të programeve design.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.


Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
Ju informojm
ë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale



Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top