• Shqiperi, ofroj vend pune Specialist per Manaxhimin e Kontratave

Pozicioni : Specialist për Manaxhimin e Kontratave
Departamenti: Departamenti i Burimeve Materiale
Divizioni: Operacional



Objektivat Parësore
Specialist i Menaxhimit të Kontratave është përgjegjës për mirëmbajtjen, manaxhimin dhe ndjekjen e kontratave të shërbimeve furnizuese të bankës dhe kontratave të Qerasë.

Rolet Kyçe & përgjegjësitë


  • Raporton, informon, ndjek vendimet e urdhërave e brendshëm në lidhje me kontratat e furnizimit dhe ato të qerasë.
  • Garanton rinovimin në kohë të kontratave të furnizimit me shërbime dhe qerasë sipas vendimmarrjes.
  • Garanton një komunikim korrekt me palët e treta përsa i përket përmbushjes së kushteve të kontratës, dokumentacionit, përputhueshmërisë etj.
  • Përgatit draft kontratat për furnizimin me shërbime bazuar në ofertën dhe kërkesat e bankës.
  • Përgatit draft kontratat e qerasë dhe shtojcat sipas kushteve të rena dakort.
  • Siguron që kontratat janë nënshkruar nga firmat e autorizuara, janë raportuar dhe arkivuar.
  • Merr pjesë në komitetet e tenderimit dhe/ose takime për projekte kurdoherë që kërkohet.
  • Siguron kryerjen e pagesave së faturave në përputhje të plotë me kushtet e kontratës.
  • Bashkëpunon ngushtësisht me sektorin ligjor që të sigurojë që kontratat të jenë hartuar në mënyrë korrekte.
  • Merr pjesë në takime për projekte specifike nëse i kërkohet dhe bën analizën e kushteve të kontratës gjatë fazave të projektit.
  • Kryen dhe raporton kontrolle të vazhdueshme për kontratat në fuqi.

Aftësitë e kërkuara

  • Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike ose Juridike ose fusha të lidhura me to.
  • Kërkohet eksperiencë e ngjashme në këtë fushë.
  • Integritet i lartë moral ;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft.
  • Njohuri të mira të kushteve të kontratës.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, sistematike, të kujdesshme dhe me iniciativë.
  • I/e orientuar ndaj arritjes së rezultatit dhe këmbëngulës/e.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 30 Shtator 2020.

 


Apply
Back
Top