• Menaxher Produkti

Date: 2010-02-18
Job Code: 26182



Menaxher Produkti

Roli i Pozicionit :

Pozicioni perfshin menaxhimin e shitjeve, menaxhimin e marketingut per linjen e produkteve farmaceutike, bashkepunim me udheheqesit kryesore te opinioneve dhe me klientet e tjere. Do t’i raportohet Drejtorit te Shitjeve dhe Marketingut dhe do te menaxhoje Perfaqesuesit e Shitjeve te linjes se produktit.

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjesite :


- Drejton dhe zbaton planet e marketingut me qellim rritjen e pjeses se tregut
- Identifikon mundesite lokale per produktet e licensuara te cilat plotesojne portofolet e produkteve ekzistuese duke ruajtur vlerat e kompanise
- Zhvillon nje kanalizim te produktit dhe jep nje arsyetim financiar per zgjedhjen e produkteve te reja, zhvillon perkufizime te produktit te ri, drejton dhe menaxhon perpjekjet e zhvillimit per keto produkte
- Monitoron prezencen e produkteve dhe siguron mbeshtetjen e tyre ne marketing
- Shkruan dhe zbaton planet e marketingut per produktet e reja dhe gjen menyra specifike se si produktet mund te jene pozicionuar ose si mund permiresohet prezenca e tyre ne treg
- Komunikon ne fushata me Perfaqesuesit Mjekesore;i ndihmon dhe i trajnon ata
- Siguron informacion per parashikimin e shitjeve
- Zhvillon kontakte me udheheqesit kryesore te opinionit publik;Vendos marredhenie profesionale te klienteve me mjeket dhe marredhenie te tjera midis profesionisteve te kujdesit shendetesor per te kuptuar, parashikuar, dhe vendosur ndikimin e kompanise ne treg
- Percakton cmimin per te permbushur objektivat e te ardhurave dhe perfitueshmerine dhe bashkepunon me furnizuesit dhe ekipet e brendshme per zhvillimin e shitjeve
- Monitoron produktet e kthyera per te mbeshtetur çeshtjen e cilesise dhe kerkesat per permiresimin e produktit
- Optimizon strategjine dhe taktiken e shperndarjes se produktit.

Kualifikime Esenciale:

- Diplomuar ne Administrim Biznesi / Marketing; nese kandidatet jane specializuar ne Mjekesi ne fushen e Administrimit Publik, apo ne farmaci do te ishte e preferuar
- 2 + vite eksperience ne marketing te produktit, menaxhim marke, preferohet ne industrine e kujdesit shendetesor, por nuk eshte nje kusht i domosdoshem.Eksperienca ne shitje eshte nje avantazh.
- Pervoja ne Marketing duhet te perfshije pervoje me zhvillimin e produkteve te reja dhe lancimin e produktit.
- Aftesi analitike si ne kerkime tregu, parashikimin dhe menaxhimin e zinxhirit te furnizimit
- Aftesi te shkelqyera te komunikimit duke perfshire edhe aftesi nderpersonale, lidership, aftesi te mira prezantimi se bashku me aftesi te forta te menaxhimit
- Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe italiane

Klienti yne ofron page baze terheqese plus bonus mujor, makine per perdorim te pakufizuar etj.

Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV dhe leter Interesi ne adresen e-mailit :
b.borana@d-dynamics.com

Afati i fundit per aplikim : 31 Mars 2010

Te gjitha aplikimet do te ruhen ne konfidencialitet.


 


Apply
Back
Top