• Tirane, ofroj vend pune mullixhi

Kompania AGRO BLEND SHPK kërkon të punësojë :


MULLIXHI në Fabrikën e Miellit Diamond, pranë kompanisë Agro Blend shpk.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE Është përgjegjës për realizimin e programit të prodhimit, ndan detyrat për realizimin e programit në turnin e tij.Siguron prodhimin e produkteve në sasitë dhe cilësitë e kërkuara për përmbushjen e programit të prodhimit.Kontrollon makinerinë e bluarjes së grurit për funksionim të saktë.Përgatit dhe rregullon për prodhim makinerinë e bluarjes së grurit.Eshtë përgjegjës për prodhimin e produkteve në grupe dhe ndarjen e elementeve të grupit në forma të ndryshme .Eshtë përgjegjës per te gjitha fazat e procesit të prodhimit dhe mbikqyr funksionimin e linjave të prodhimit të miellit.Mban përgjegjësi për kontrollin e nxjerrjeve të bluarjes dhe për realizimin e veprimeve korrigjuese në procesin e prodhimit sipas planit.Eshtë përgjegjës për riciklimin ose shkatërrimin e produkteve përfundimtare të cilat janë gjykuar si jo cilësore në bazë të udhezimeve.Ndjek punën në turn me qëllim që të garantohen kushtet e sigurta të prodhimit.Ndjek dhe vlerëson efektivitetin në punë të personelit të turnit. ]Trajnon dhe mbështet personelin e turnit në përdorimin e mjeteve të prodhimit, realizon trajnimin e punonjësve të rinj.Eshtë përgjegjës për raportimin tek eprori direkt të problemeve teknike që nuk janë të mundura të zgjidhen shpejt ose çdo anomali që paraqitet gjate procesit të prodhimit.Regjistron të gjitha dëmet dhe detyrat e mirëmbajtjes të cilat kryhen tek makineritë.Regjistron të dhënat e prodhimit në forma të ndryshme në mënyrë periodike.
KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET


  • Preferohet të ketë mbaruar arsim të mesëm profesional apo të ketë kryer kurse profesionale.
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne.
  • Të ketë eksperiencë pune në Fabrike Prodhimi të Miellit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup.

Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:
E-mail: info@agroblend.com
Adresa: Muçaj, Vorë – Tirane
Afati i fundit i aplikimit është : 25/09/2020
 


Apply
Back
Top