• Tirane, ofroj vend pune Magaziniere/Menaxhere Logjistike

Hodaj shpk eshte nje firme tregtare me experience mbi 20 vjecare ne tregun shqiptar.
Aktiviteti i kompanise eshte import-eksport i produkteve ushqimore,kozmetike,veshje si dhe prodhim detergjenti.
Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje:


Pergjegjes Magazine/ Magaziniere F*

DETYRAT:


  1. Merr ne dorezim dhe kontrollon te gjitha produktet qe i dorezohen nga faturat.
  2. Pergjegjes per Hyrjen - Daljen e mallrave, produkteve, inventarizimin sipas dokumentacionit te Ardhur/Faturuar nga dogana /Funitoret/ose bleres te brendshem si dhe kthimeve ne kompani.
  3. Raportimin, dokumentimin dhe ndjekjen e demtimeve/Skadencave si dhe te mosperputhjeve te materialeve ne Hyrje –Dalje.
  4. Te monitoroj zhvendosjen e mallit qe nga momenti i hyrjes deri ne vendosjen e tij ne koordinata duke u siguruar per, sasine, barkodin,skadencen dhe kordinaten perkatese.
  5. Te organizoje punonjesit ne kryerjen e detyrave te perditshme sipas rregullores se kompanise.
  6. Rishikon me kujdes dhe pergjegjesi cdo produkt qe ka ne ngarkim.
  7. Ka pergjegjesi per te gjithe produket qe ka magazine.
  8. Realizon ndarje te percaktuar sipas kodeve, llojit dhe nenllojit te produkteve.
  9. Mban te organizuar magazinen.
  10. Eshte drejtues i te gjithe grupit te punes ne magazine
  11. Takimet operacionale me eprorë të drejtpërdrejtë me qëllim raportimin e realizimit të detyrave dhe aktiviteteve brenda kompetencës, si dhe njohjen me proceset e reja, si kërkesat.
  12. Të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave dhe planeve të veprimit të pjesës organizative që administron; shfaq tendencat dhe devijimet në realizim; sugjeron udhëzime të mëtejshme me qëllim korrigjimi dhe përmirësimi.
  13. Të jetë përgjegjës për kryerjen e punës në pjesën organizative që menaxhon në përputhje me procedurat dhe rregullat e kompanisë.


KËRKESAT:


  • Kandidatja duhet te jete femer e moshes mbi 30 vjec
  • Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
  • Eksperience e meparshme si pergjegjese magazine per 2 vite,
  • Të jetë e besueshme,
  • Të jetë korrekte dhe e disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Të jetë e gatshme të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
  • Të jete e aftë të punojë në grup,
  • Të jetë e aftë të zgjidh problemet personalisht,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.
Kompania jone ofron page shume te kenaqshme dhe nisjen e nje marredhenie pune afatgjate.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV :

financafirmahodaj@gmail.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.


 


Apply WhatsApp
Back
Top