• Durres, ofroj vend pune KryeMenaxher Shitjesh

Exstase Energy Drink kërkon të punësojë KryeMenaxher Shitjesh.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Planifikimi dhe organizimi i mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara.
  • Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore.
  • Planifikimi dhe ekzekutimi i marketimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të synuar.
  • Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja.
  • Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët.
  • Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin.
  • Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut.
  • Mobilizimi dhe motivimi i Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;
Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë (5 vite) paraprake me ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi që marketon dhe shet produkte.

Aftësi:

  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje, duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e tij në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme.
  • Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash.
  • Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm.
  • Pozitiv dhe entuziast.
  • I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë leje drejtimi.
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office.


Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë Cv-in në adresën e email-it m.kurti@newzodiac.al
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që përmbushin kërkesat e mësipërme.



Cel. : +355696045522
 


Apply WhatsApp
Back
Top