• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Menaxher Projekti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendim marrëse. Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit, dorezimit të punimeve, lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Pergatit dhe Menaxhon buxhetin e projektit;
  • Menaxhon devijimet në projekt;
  • Përgatit dhe Menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
  • Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në këtë projekt;
  • Koordinon punën me strukturat e Investitorit të këtij projekti;
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Miraton Raportin e Përgjithshëm si dhe Cost Raportet mujore të projektit;
  • Manaxhimi i strukturës tekniko administrative të projektit;
  • Përpilon pjesës teknike të kontratave të sipermarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Përcakton e shtojcat e kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes se tyre me kontratën;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme kontratat;
  • Aprovon Penalitetet;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garanton zbatimin e procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit si dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron, nëpërmjet Drejtuesit të Kantierit, që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron qe dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Orienton vartësit në procesin e punës si dhe jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
  • Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, në Inxhinieri Ndertimi

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vjet në punimet e ndërtimit dhe jo me pak se 7 vjet experiencë në Manaxhim Projekti;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me goje dhe me shkrim, pergatitje raportesh etj
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh)
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0720

Afati i dorëzimit: 26/09/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top