• Menaxher Projekti

Kompania DC Investment, ka ne fokusin e saj ndërtimin dhe investimin e projekteve te ndryshme te grupit.
Puna në DC Investment është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve.
Profesionaliteti, korrektesia si dhe venia ne jete e projekteve avangarde karakterizojne tiparet e kesaj kompanie.

Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Menaxher Projekti

Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:

  • Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri ndërtimi;
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicion si Menaxher Projekti në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, kontratat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative dhe komunikuese;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, përgatitje raportesh, etj,;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT, etc,.).

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën : hr@dcinvestment.al

Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DC INVESTMENT.
Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurte dhe do te trajtohet me konfidencialitet te plote.
 


Apply
Back
Top