• Durres, kerkohet Specialist/e Finance

Partner.al kërkon një Specialist/e Finance në Durrës, për një klient i cili operon në fushën e tregtimit të produkte informatike, kancelarie dhe të sigurisë.







Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për përgatitjen e faturave të shitjes, hedhjen në sistemin financiar dhe kontrollin e tyre;
  • Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve progresive të klientëve me bazë ditore;
  • Të kryej përditësimin e situatës së llogarive analitike dhe sintetike të furnitorëve dhe kreditorëve të tjerë të kompanisë;
  • Përgjegjëse për regjistrimin dhe kontrollin e faturave të blerjes në sistem;
  • Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh, kostove ditore për katër pikat e shitjes;
  • Përgjegjëse për inventarizimin e produkteve të kompanisë;
  • Harton raporte të thjeshta periodike;
  • Regjistron të gjitha veprimet e arkës në librin e arkës, në sistemin financiar;
  • Përgjegjës për dokumentacionin e arkës-mandatet;
  • Kryen hedhjen e fletë daljeve në sistem.





Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet në Financë;
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 4 vite në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office 2010/2016;
  • Të njoh programet financiare Alpha Web;
  • Aftësi të mira menaxheriale dhe organizative;
  • Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Etikë pune dhe përpikmëri;
  • Të ruaj konfidencalitetin e informacioneve të kompanisë.







Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al





 


Apply
Back
Top