• Tirane, ofroj vend pune Supervizor shitjesh- Zona e Jugut

SHOQERIA “KOSMONTE FOODS TIRANA” SHPK, kompani lider ne treg ushtron aktivietin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore te fresketa ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. Te pranishem ne tregun kombetar dhe nderkombetar, qellimi i punes sone eshte permbushja ne menyre efikase e nevojave te tregut vendas duke percjell trendet kombetare e nderkombetare permes vazhdimsise se risive. Per klientin tone ne ofrojme Tregun e markave kryesore nderkombetare, Merchandasing e cilesise se produkteve ne varesi te nevojave te tyre, Reklama dhe promovime qe synojne mbeshtetjen e markave te kualitetit te larte me cmim konkurues.


“KOSMONTE FOODS TIRANA” SH.P.K, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve.

Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Supervizor Shitjesh per zonen Jugore te vendit

Detyrat kryesore:


  • Organizon dhe monitoron ekipin e shitjes ne territorin e caktuar;
  • Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën;
  • Analizon dhe kontrollon punën ditore të agjenteve te shitjes;
  • Siguron suksesin dhe përmbushjen e detyrave të shitjes si dhe të pagesave;
  • Raporton dhe njofton menaxherin lidhur me punën e ekipit të shitjes si dhe të gjitha veprimet e planifikuara dhe të kryera për teritorin e caktuar.
  • Jep kontributin e tij në hartimin e manovrave/incentivave që aktivizojnë shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në terren;
  • Menaxhon marrdhenien me klientin duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite e tij;
  • Siguron raporte të sakta mbi: ecurinë periodike të praktikave të shitjes, përfshi dhe performancen individuale të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore, kërkesa konsumatore te identifikueshme gjatë praktikave te shitjes,
  • Të jetë përgjegjes për permbushjen e objektivave periodike (vjetore/mujore) në bashkëpunim me manaxherin.
Kualifikimet:

  • Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik apo të ngjajshme;
  • Përvojë pune, së paku 2 vite në shitje;
  • Aftesi të mira komunikuese;
  • Të ketë njohuri për produktet ushqimore;
  • Të ketë patentë shofer (kategoria B) ;


Pagesa: Konkurruese


Te Tjera

  • Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
    •Luten të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV, si dhe të percaktojne pozicionin dhe qytetin për të cilin aplikojnë, në adresen e e-mail-it: [B]apliko@kosmontefoods.al[/B] ;
    •Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
    •Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV) , pozicionin e deshiruar dhe qytetin per te cilin aplikojne.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top