• Tirane, ofrohet Manaxher Marketingu

KUSH JEMI NE

Gjithçka ka filluar me Komoditetin!
Comodita Home, e specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per shtepine.
Comodita Home ka për qëllim të sjellë tek konsumatorët e saj një gamë të gjërë produktesh, të cilat do të plotësojnë të gjitha nevojat shtëpiake e personale, dhe do të dallohen për cilësinë e funksionalitetin e tyre. Ne kemi arritur që të shquhemi edhe për ambientet e ngrohta dhe mikpritëse, të cilat janë ndërtuar veçanërisht për ta bërë blerjen sa më relaksuese dhe “ceremoniale”.

Pozicioni:
Manaxher/e Marketingu
Vendodhja: TIRANE


Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Hulumton dhe analizon trendet e tregut në fushën e marketingut.
  • Qëndron i përditësuar me tendencat e fundit të marketingut dhe aktivitetet e konkurrentëve dhe zbulon mundësitë kryesore për inovacion.
  • Harton buxhetin vjetor dhe planin e marketingut dhe bën propozime buxhetore në lidhje me planet e zhvillimeve dhe marketingun e kompanisë.
  • Përgatit dhe monitoron buxhetin e marketingut në baza tremujore dhe vjetore.
  • Rekomandon aktivitete promocionale krijuese dhe kosto efektive.
  • Përgatit analiza të tregut, konkurrencës, çmimeve, konsumatorëve dhe prezanton ato para bordit të kompanisë.
  • Përcakton planin promovues, bazuar në zhvillimet në treg dhe nevojat e konsumatorëve.
  • Zhvillon programin e rritjes së besnikerise me konsumatorë të rinj.
  • Sjell strategji të ndryshme të marketingut.
  • Rekomandon planin për zhvillimin e Private Label dhe të gjitha elementet e Marketing Mix në lidhje me të.
  • Asiston në kërkimet e tregut për të përcaktuar nevojat e tregut dhe mundësitë për zhvillim të imazhit të kompanisë në tërësi apo të shërbimeve/produkteve specifike.
  • Përcakton qëllimet dhe objektivat e projekteve dhe aktiviteteve të vazhdueshme brenda kompanisë.
  • Përkujdeset që aktivitetet e përcaktuara të jenë brenda afatit të paracaktuar dhe buxhetit të paracaktuar.
  • Monitoron, kontrollon dhe raporton në tërësi aktivitetin e marketingut tek mbikëqyrësit.
  • Zhvillon strategji për të rritur reputacionin e kompanisë.
  • Ndërton dhe mirëmban imazhin e brendit nëpërmjet një sistemi të gjerë kanaleve e marketingut.
  • Vendos fushata të suksesshme të marketingut dhe i zbaton ato nga ideimi në ekzekutim.
  • Promovon kampanjat në kanale të ndryshme të komunikimit të marketingut.
  • Merr pjesë në procesin krijues dhe miraton materialin e marketingut në përputhje me identitetin e brendit.
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e materialeve komunikuese.
  • Mat dhe raporton për ecurinë e fushatave të marketingut.
  • Analizon sjelljen e konsumatorit dhe fushatat reklamuese.
  • Udhëheq ekipin e marketingut në arritjen e qëllimeve të marketingut.
  • Kryen detyra të përditshme administrative për të siguruar funksionimin dhe koordinimin e aktiviteteve të departamentit.
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut, ekipet e brendshme dhe partnerët në strategjinë e marketingut dhe arritjen e qëllimeve dhe objektivave të marketingut të kompanisë.
  • Inkurajon departamentet e tjera në kompani që të marrin pjesë në aktivitetin promovues.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e brendit nëpërmjet një sistemi të gjerë kanaleve e marketingut
  • Promovon fushatat në kanale të ndryshme të komunikimit të marketingut.
  • Planifikon e ngjarjet promovuese të organizuara nga departamenti i marketingut të kompanisë
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjes dhe marketingut.
  • Bashkëpunon me menaxheret në zhvillimin e programeve dhe kritereve të marketingut për të arritur qëllimet e shitjes.
  • Vlerëson programin aktual të marketingut dhe rekomandon përmirësime.
  • Vlerëson fushatat e marketingut duke përdorur softuerin analitik dhe vlerëson rezultatet.




Menyra e aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike
; info@comodita-home.al

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply
Back
Top