• Fushe Kruje, ofroj vend pune Punonjës Social

Data e hapjes: 31 Gusht 2020
Data e mbylljes: 11 Shtator 2020
Titulli i pozicionit: Punonjës Social projekti në Fushë-Krujë
Vendi: Zyra e Fushë-Krujës
Orë pune: Me kohë të plotë, 40 orë/javë
Supervizor: Drejtori Ekzekutiv i NPF-së

Përshkrim i shkurtër i projektit:
Projekti “Shërbime Sociale të Integruara për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik për Romët dhe të tjerë” që mbështetet financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, ka filluar zbatimin e tij në 01 Tetor 2017 dhe përfundon më 31 Maj 2021. Projekti synon integrimin në shoqëri të komuniteteve Rome dhe Egjyptiane përmes fuqizimit ekonomik dhe social duke ofruar, së bashku me Bashkitë Fier, Lezhë dhe Krujë, shërbime të integruara sociale që mundësojnë arsimimin cilësor të fëmijëve në shkollat publike, formimin profesional të të rinjve, aftësimin e të rinjve dhe prindërve për të ngritur dhe administruar biznese të vogla formale dhe skema të gjenerimit të të ardhurave, ndërmjetësimin për punësim, zhvillimin e komunitetit dhe përmirësimin e kapaciteteve të bashkive për shërbime të integruara sociale në qytetet Fier, Lezhë dhe Krujë (Fushë Krujë). Projekti i kushton një rëndësi të vecantë elementit gjinor dhe atij të pjesëmarrjes në vendimmarrje.

Funksionet bazë të pozicionit:

Pozicioni i punonjësit social është mjaft i rëndësishëm sepse u ofron shërbime të integruara sociale të drejtpërdrejta në familje - fëmijëve, të rriturve – të rinj e të reja, prindër dhe anëtarë të tjerë të familjes si dhe komunietit në përgjithësi. Kjo nënkupton që punonjësi social do të krijojë dhe ushtrojë marrëdhënie të përditëshme me përfituesit dhe do të kontaktojë me ta në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kandidati do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me anëtarë të tjerë të stafit lokal si lehtësuesin/t lokal të projektit, punonjës socialë dhe stafin në zyrën qëndrore. Ai/Ajo kryesisht do të: evidentojë të gjitha problemet në familjet Rome dhe Egjiptiane përmes vizitave shtëpi më shtëpi dhe/ose takimeve në ambjente të tjera, do të adresojë këto probleme dhe do të ofrojë shërbime adekuate dhe do të bashkëpunojë ngushtësisht me përfituesit, fëmijë, të rinj e të reja, prindër dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, do të bëjë menaxhimin e rastit, koordinojë punën me institucionet lokale të shërbimeve përfshirë shkollën dhe bashkinë, do të administrojë dosjet e përfituesve,do të lehtësojë mbështetje për implementimin e skemave të gjenerimit të të ardhurave, bizneseve të vogla formale, do të përgatisë raporte dhe do të kryejë detyra të tjera administrative.

Kualifikime të nevojshme:


Arsimi:

Diplomë fakulteti në Punë Sociale. Njohuri të paketës bazë kompjuterike. Trajnime dhe kualifikime shtesë në fushën e shërbimeve sociale është avantazh.

Eksperience:

Kandidati i suksesshëm duhet të ketë minimalisht 2 vite punë në pozicione të ngjashme në organizata, institucione ose projekte si punonjës social. Ai/Ajo duhet të ketë eksperiencë pune dhe njohje të thellë të nevojave për zhvillim të komuniteteve të marxhinalizuara, kryesisht Rome dhe Egjiptiane si arsimimi, formimi profesional, punësimi, regjistrimi civil, shëndeti etj. si dhe njohuri rreth kulturës dhe dinamikave të zhvillimit të tyre komunitar. Preferohet njohja e institucioneve lokale të shërbimeve si shkollat, qëndrat e formimit profesional, zyrat e punësimit, bashkia etj.

Gjuhët:
Shqip; njohuri të Romisht, e preferuar.

Njohuri dhe aftësi pune:

Njohuri të mira dhe praktike pune në shërbime sociale; Aftësi në menaxhimin e rastit; Aftësi të shkëlqyera komunikimi; Aftësi të dukshme për të punuar në grup; Aftësi për të menaxhuar/funksionuar në ambjente inter kulturore; Aftësi analitike dhe raportuese.

Aplikimi:
Individët që zotërojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae
2. Letër personale ku të përshkruajnë se si cilësitë e tyre janë relevante për pozicionin.
3. Dy letra rekomandimi
Dërgoni aplikimin në:
[B]NPFTirana@icc-al.org[/B] jo më vonë se 11 Shtator 2020.

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi për femrat dhe meshkujt, pa dallime etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top