• Tirane, ofroj vend pune Financier

-AGROINPUT JAZXHI është një kompani që operon në tregun e agrobiznesit në Shqiperi dhe merret me tregtimin, import-eksportin e inputeve bujqësore.
Krahas aktivitetit kryesor kompania operon në fushën e sherbimeve DDD (dezinfektim, dezinsektim, deratizim), tregtimin e fruta-perimeve dhe në ndertim.

Kompania kërkon nje financier me kohë te plote, i cili te kryeje te gjithe detyrat e nje ekonomisti, nga regjistrimi i faturave ditore, deklarimet, listepagesat, bilanci.

-AGROINPUT JAZXHI operon prej vitit 2000 në tregun shqiptar dhe numeron një staf prej 20 punonjësish dhe rreth 400 klientë në të gjithë Shqiperine.
Kompania investon vazhdimisht në burime njerezore, teknologji dhe infrastrukturë duke krijuar nje ambient shumë të mire pune per stafin dhe besim e siguri per bashkëpunetoret e saj.
-Puna prane kompanise, i jep mundesine punonjesit te njohi më afer sektorin e bujqesise, të zbulojë veshtiresite dhe potencialin e saj,
Kjo eshte nje hapesire e pafundme per studime dhe analiza duke qene se kompania ka nje databaze 20 vjecare ne sirtarin e saj.
Ky pozicion i jep mundesine financierit te punoje me nje staf te kualifkuar teknikesh, agronomesh, menaxheresh dhe njekohesisht te ndjeki te gjithe operacionet financiare ne bashkepunim me pjesen tjeter te ekipit.
Puna ne nje kompani te konsoliduar i jep mundesine punonjesit te shperblehet dhe te rritet profesionalisht.
Paga eshte fikse mbi nivelin mesatar deri ne nivelin e larte duke u bazuar tek eksperienca dhe tek performanca ne pune.
-Mosha maksimale per aplikantet eshte 35 vjec dhe kerkohet nje eksperience minimale prej 2 vjetesh si financier/ekonomist.

Per te plotesuar aplikimin tuaj dergoni CV-ne në agroinput.jazxhi@gmail.com
 


Apply
Back
Top