• Shkoder, ofroj vend pune Magazinier

Pozicioni: Magazinier per zonen Bushat, Shkoder
Departamenti i Logjistikes

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Magazinier per Zonen Bushat, Shkoder.

Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer procese te caktuara që lidhen me magazinën e kompanisë.
Objektivi kryesor i ndihmes magazinierit eshte te kontrolloje te gjitha materialet e produktet qe hyjne dhe dalin ne magazine.

Pershkrimi i Punes:
Te kontrolloje sasine dhe cilesine e te gjitha produkteve qe hyjne e dalin dhe te kontrolloje vazhdimisht gjendjen e tyre.
Kujdeset per mirembajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave dhe materialeve promocionale.
Të kujdeset për të gjitha të mirat e materialet të vendosura në hapësirën që ka nën përgjegjësi.
Kryen përgatitjen e mallit sipas porosisë së blerësit dhe kujdesët për mosdëmtim të mallit;
Kryen punët e ngarkimit dhe shkarkimit të mallit ne cdo rast;
Bën kontrollin e mallit që del nga magazina së bashku me kryemagazinierin;
Eshtë pergjegjes per kontrollin e afatit te skadimit të mallrave dhe njoftimin e personit përgjegjës;
Eshte pergjegjes per verifikimin paraprak te produkteve te kthyera ne magazine, kontrolli i gjendjes fizike me ate te shkruar ne proces-verbalet e kthimit.
Menaxhimi i magazines se skadencave dhe produkteve te demtuara.
Njofton për çdo situatë apo rrethanë të caktuar në të cilat mund të dëmtohet malli;
Eshtë përgjegjës për monitorimin dhe përcjelljen e mallit në pranim dhe dalje;
Vendos përkthimet e produkteve për brendet që është përgjegjës;
Raporton për produktet që nuk kanë përkthim;
Mbikqyre, kontrollon dhe përgjigjet për punë te caktuara brenda magazines;
Te respektoje rregullat dhe funksionimin e magazines.

Si dhe kryen edhe punët tjera të përcaktuara me aktin e brendshëm të kompanisë, me Ligjin e Punës dhe me këtë kontratë, si dhe urdhëresat e udhëheqësit - punëdhënësit;

Kualifikime/Kerkesa
Te kete te kryer shkollen e Mesme
Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik apo të ngjashme perben avantazh;
Eksperienca të ngjashme në kete fushë
Preferohet të posedojë leje drejtimi automjeti.

Duhet t’i permbahet ketyre rregullave:
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese
Aftesi per te menaxhuar kohen ne vendin e punes,
Aftesi te mira organizative ne zgjidhjen e situatave te ndryshme,
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes,
Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia,
Te kete aftesi organizative, dhe te ndihmoj ne dhenien e ideve te reja,
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise,
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale.

Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit jane te mirepritur te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top