• Tirane, ofroj vend pune Specialist/ e Shitje

USLUGA është një ndër kompanitë e para dhe më të mëdha e fokusuar në ndërtim dhe
manaxhim pronash në Shqipëri.
Ne synojmë të mbetemi lider në tregun ku operojmë, duke ia dedikuar suksesin vlerave që
udhëheqin punën tonë të përditshme dhe marrëdhënieve që ndërtojmë.


Departamenti: Shitje dhe Marketing
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e pozicionit: Një Specialist Shitjesh është përgjegjës për ofrimin e shërbimit
superior ndaj klientëve duke shërbyer si kontakt kyç i Kompanisë me synim realizimin e shitjeve.


Detyra dhe Përgjegjësi:
Ti prezantojë dhe shesë/ japë më qera klientëve ekzistues dhe potencialë pronat e
kompanisë.
Të informojë klientët për detajet mbi pronat që ka në portofolin e tij duke përfshirë:
çmimin, vendndodhjen, sipërfaqen, kushtet e shit-blerjes, orientimin etj.
Zotëron informacion mbi profilin e kompanisë, projektet e ndërtuara ndër vite dhe
dokumentacionin ligjor.
Skedulon takime me klientët dhe kryen vizita në pronat e kompanisë për ti njohur ata
nga afër me projektin.
Suporton manaxhimin e rrjeteve sociale.
Monitoron tregun e real estate dhe jep ide për përmirësime.
Mban dhe rifreskon databazën e klientëve duke vendosur dhe ruajtur raporte te mira dhe
afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
Raporton periodikisht në strukturat përkatëse lidhur me rezultatet e arritura.


Edukimi:
Diplomë bachelor në administrim biznesi, marketing, komunikim apo fusha të tjera të lidhura me
to.


Eksperienca:
Eksperienca të ngjashme pune - Preferohet nga sektori i ndërtimit (Real Estate)


Aftësi të tjera
● Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
● Të jetë energjik dhe i motivuar.
● Aftësi të mira organizative.
● Ambicioz, kërkues dhe i përkushtuar për të dhënë kontribut në tregun e pasurive të
paluajtshme.
● Aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup.
● Njohës i gjuhës angleze.
● Te zoterojë leje drejtimi


SHËNIM: Ky përshkrim i pozicionit nuk është gjithëpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë të
tjera detyra në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës.


Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike
INFO@USLUGA.AL duke specifikuar në ‘subject’ pozicionin për të cilin po aplikoni.


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga
Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top