• Kompania NOVA kerkon te punesoje SPECIALISTE MARKETINGU

Kompania NOVA kerkon te punesoje SPECIALISTE MARKETINGU


NOVA është kompania lider në tregun shqiptar në fushën e produkteve profesionale arredimi për aktivitete si bare, restorante, hotele, zyra, se fundmi dhe shtëpi.
Aktualisht kërkojmë të punësojmë ne pozicionin e punes: Specialist ne Departamentin e Marketingut.

Detyrat kryesore


  1. Përgatit përmbajtjen e materialeve reklamuese të produkteve të kompanisë, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, etj., si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet përkatëse të marketingut.
  2. Merr pjese ne ndërtimin e strategjisë së marketingut në përputhje me vizionin dhe qëllimn e kompanisë;
  3. Realizon planifikimin dhe ndjek fushatat e marketingut;
  4. Ka ne fokus përmirësimin dhe rritjen e imazhit të kompanisë nëpërmjet politikave të komunikimit;
  5. Kujdeset për ekspozimin e produkteve në mjediset e ekspozimit.
  6. Menaxhon te gjitha faqet ne rrjetet sociale te kompanise. Ndjek dhe monitoron proçesin e shitjeve online ;
  7. Ideon fushatat e marketingut me qellim rritjen e shitjeve.
Kualifikimet

  1. Te kete minimumi 3 vite pune eksperience pune ne nje nga fushat e marketingut, (avantazh eksperienca e punes ne fushen e retail dhe shitjes online) ;
  2. Preferohet te kete perfunduar studimet ne marketing. Kualifikime te tjera Master ose cerfitikime në fushën e marketingut përbëjnë avantazh;
  3. Te njohe shume mire kanalet e marketingut digjital;
  4. Aftësi shumë te mira në të folur dhe të shkruar në Shqip dhe Anglisht;
  5. I aftë të ndjekë disa detyra dhe të vendosi përparësi duke siguruar arritjen e afateve kohore;
  6. Të ketë aftësi shumë të mirë për të punuar si pjesë e nje skuadre.

Dergoni CV-në dhe letra reference në adresën hr@novacontract.al
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Cel : 0688047315
 


Apply WhatsApp
Back
Top