• Tirane, ofroj vend pune Specialist, Njësia e Manaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin, Produkteve dhe Suportit të Biznesit

Analizon sjelljen konsumatore/ kreditore të klientëve sipas segmenteve të ndryshme në kompani. Gjithashtu ndjek dhe analizon zhvillimet dhe kërkesat e tregut në periudha të caktuara. Kryen studime me frekuencë të caktuar, rezultatet e të cilave janë baza e ndryshimeve, përshtatjes dhe ndërtimit të produkteve / ofertave apo proceseve që derivojnë me një shërbim cilësor dhe profesional tek klientët e targetuar nga kompania.

Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Kryen analiza të nevojave të klientëve dhe vlerësime të konkurrencës, studim të tregut për të mbështetur zhvillimin e produkteve të reja;
  2. Monitoron nga afër indikatorët kyç të performancës së CRM-së, nëpërmjet raporteve duke ndërmarrë veprime korrigjuese kur është e nevojshme;
  3. Monitoron ecurinë e strategjive të caktuara (shitjet, koston, përfitueshmërinë), krahason rezultatet me zhvillimet e tregut vendas dhe konkurrencës;
  4. Monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat bazë lidhur me portofolin e klientëve, performancën e tyre;
  5. Merr pjesë në diskutime, mbledhje biznesi dhe siguron informacionin e nevojshëm, me qëllimin e përmirësimit të procesit të përqasjes së klientëve, zhvillimin e kanaleve alternative të shitjes për produkte dhe shërbime;
  6. Identifikon fusha për përmirësime, propozon, dhe pas aprovimit zbaton rregullore të brendshme (proçedura, udhëzime në punë, instruksione) brenda fushës së kompetencës;
  7. Angazhohet maksimalisht në projekte brenda Njësisë CRM dhe kryen detyrat e caktuara/që rrjedhin nga menaxhimi i këtyre projekteve.
  8. Përgatit periodikisht raporte dhe analiza që ndihmojnë vendimarrjen e biznesit.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare e preferueshme në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën;
  2. Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion lidhur me zhvillimin e biznesit/ produkteve & shitjet;
  3. Aftësi të mira organizative & manaxhimit të kohës;
  4. Aftësi analitike dhe prezantuese të shkëlqyera;
  5. Njohuri të avancuara të produkteve të kredisë;
  6. Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi.

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 27 Gusht në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top