• Tirane, kerkohet Magazinier

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe manaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale. Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Magazinier
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Magazinieri përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e vlerave materiale (materiale, mjete, pajisje) në inventar të Mane TCI (Sektori ndërtues).

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të marrë në dorëzim materialet, mjetet dhe pajisjet e furnizimeve konform dokumenteve dhe ti pasqyrojë ato në dokumentet përkatës me saktësi dhe në kohë;
  • Të verifikojë sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe të raportojë çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangësitë në dokumentacionin shoqërues;
  • Të bëjë shpërndarjen dhe dorëzimin e materialeve tek të tretët kundrejt dokumentacionit përkatës (libër llogarie, flete hyrje/dalje etj.);
  • Të organizojë vendosjen, renditjen, magazinimin e materialeve për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës;
  • Të dorëzojë në financë dokumentacionin mujor brenda datës 5 të muajit pasardhës;
  • Të kuadrojë me financën lëvizjet/gjendjet mujore te magazinave deri ne datën 10 të muajit pasardhës;
  • Të raportojë dhe përgatisë procesverbalet për materialet apo pajisjet e dëmtuara;
  • Të bëjë propozime për rifreskimin e mjeteve apo pajisjeve;
  • Të mirëmbajë dokumentacionin e magazinës që mbulon duke bërë dorëzimin e tij të plotë sipas rregullave në rast transferimi ne kantiere të tjera;
  • Është pjesë e grupit të inventarizuesve për kryerjen e inventarëve sipas nevojave te kompanisë;
  • Hedhja e fletë hyrjeve dhe fletë daljeve në sistemet financiare që shoqëria operon;

Edukimi: Arsimi i mesem / larte

Kualifikime të tjera:

  • Te jete i/e gatshëm për te punuar jashtë orarit, nëse do te jete e nevojshme;
  • Te bashkëpunojë me stafin për te gjitha detyrat;
  • Te jete i/e etik-e ne marrëdhënie me koleget;
  • Eksperiencë pune të ngjashme;


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0620

Afati i dorëzimit: 26/08/2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top