• Tirane, ofroj vend pune Financiere

gulit_cover.jpg


Kompania “Gulit’’sh.p.k me adrese Autostrada Tirane- Durres, Km 5, Tirane
e njohur tashmë në tregun shqiptar si prodhues i amballazheve të pӫrmasave tӫ ndryshme tӫ thasëve prej letre
për tregun ushqimor dhe industrial dhe thasӫve polipropileni tӫ pӫrmasave tӫ ndryshme.
Fokusi jone primar eshte komunikimi,bashkepunimi dhe shpirti i skuadres ne ambjentin e punes.
Mirepresim kandidate qe na vleresojne dhe deshirojne te jene pjese e kompanise sone.

Kerkojme te punesojme: Financiere

Përshkrimi i Pozicionit të Punës:
  • Financierja do të jetë përgjegjëse për kryerjen e transaksioneve financiare të kompanise në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregullat e prokurimit dhe rregulloret përkatëse të donatorëve, kodit të punës, dhe kërkesave të auditit.
  • Financierja do te jetë përgjegjëse për përgatitjen e raporteve financiare, të transaksioneve dhe raportimin e tyre.
  • Në mënyrë të veçantë do të mbështesë Menaxheren e Financës për raportimet financiare, auditit dhe bilancin.
  • Detyra të tjera mund t’i shtohen gjatë punës sipas kërkesave financiare të kompanise
  • Financierja kërkohet të ketë njohje të mire të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse të veprimtarisë ekonomike të subjekteve private.
  • Eksperienca në sektorin privat është një aset. Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të plote.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Të ketë mbaruar studimet në degën Financë, Kontabilitet.
  • Të ketë eksperience pune në menaxhimin financiar ne sektorin privat
  • Të jetë e motivuar dhe fleksibël me ngarkesën e punës.
  • Të jetë sistematike dhe e programuar.
  • E preferueshme të ketë njohuri e të punojë me programin Alfa, Financa 5
  • Aplikantja duhet të dërgojë CV-në dhe një letër interesi në adresën e email te poshtëshënuar.
Si te aplikoni : Personat e interesuar te dergojne CV ne e-mail : info@gulit-albania.com me pozicionin e percaktuar per te cilin duan te kandidojne.
Ju do te kontaktoheni nga Burimet Njerezore nese CV – ja dhe dokumentat tuaja plotesuese do te klasifikohen nga kompania per interviste te metejshme.
 


Apply
Back
Top