• Tirane, ofroj vend pune Menaxher

Përshkrim i Përgjithëm
Personi shërben si pikë kontakti për DHEG, për të gjitha kërkesat që i adresohen Dhomës nga biznese të drejtuara nga gra,
koordinon punën e përditshme të Dhomës, shpërndan informacione dhe e promovon atë në kanalet e ndryshme të komunikimit të DHEG.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shërben si pike kontakti për të gjithë korrespodencat e përditëshme që i adresohen Dhomës dhe shpërndan informacionet e Dhomës
  • Ndjek realizimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Punes javor/mujor
  • Ndjek qarkullimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit financiar të anëtarësimeve apo të tjera
  • Mban dhe përditëson databasen me të dhënat e anëtarëve dhe ndjek anëtarësimin vjetor
  • Kontribuon në organizimin e veprimtarive të ndryshme sipas kalendarit periodik të aprovuar
  • Kontribuon në organizimin e mbledhjeve të Bordit dhe mban protokollin e mbledhjeve dhe takimeve
  • Mban lidhjet me Anëtarët e Bordit nën drejtimin e Drejtorit Ekzekutiv
  • Ndjek realizimin e projekteve të ndryshme të menaxhuara nga Dhoma
  • Menaxhimi i afatave dhe procedurave për projekte dhe detyra të ndryshme.
  • Promovon veprimtaritë e ndryshme të Dhomës në mediat sociale.
  • Të tjera detyra qe mund t'i ngarkohen nga Drejtori Ekzekutiv.
Kërkesat për Pozicionin:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferuar dega Financë/ Administrim biznesi.
  • Te ketë experiencë pune në pozicione koordinuese/ menaxhuese për të paktën 2 vite.
  • Të jetë përdorues i mirë i programeve kompjuterike.
  • Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
Të interesuarit janë të lutur të nisin CV e tyre dhe një letër motivimi në adresën info@weca.al
 


Apply
Back
Top