• Tirane, ofroj vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

Winpharma kërkon të punësojë një Specialiste të Burimeve Njerëzore, me talent dhe etikë të lartë profesionale, për menaxhimin e të gjitha procedurave të burimeve njerëzore.

Kandidatja e sukseshme, duket të ketë pasion për rekrutimin, të mbështesë dhe zhvillojë stafin në përputhje me procedurat dhe udhëzimet e kompanisë.
Përgjegjësia juaj kryesore do jetë rekrutimi i stafit të ri, mbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit që lidhet me punonjësit, monitorimi i performancës, zhvillimi i paketave për kompensime dhe përfitime.
Për të qenë e suksesshme në detyrën tuaj, duhet të keni aftësi të shkëlqyera komunikimi, njohje shumë të mirë të procesit të rekrutimit dhe praktikave të burimeve njerëzore, si dhe kodit të punës dhe legjislacionin në fuqi lidhur me punonjësit dhe punëdhënësin.

Detyrat/Përgjegjësitë:

  • Harton dhe zbaton plane efektive trajnimi dhe zhvillimi për punonjësit, duke përfshirë edhe planin e njohjes me kulturën, procedurat dhe rregulloren e kompanisë për punonjësit e rinj.
  • Krijon, zbaton dhe përmirëson politikat, strukturën dhe procedurat e lidhura me burimet njerëzore, duke përfshirë edhe ato për pagat dhe bonuset.
  • Në bashkëpunim me drejtuesit e departamenteve identifikon nevojat për staf dhe menaxhon procesin e rekrutimit për të siguruar mbarëvajtjen e tij.
  • Monitoton sistemin e vlerësimit të performancës dhe asiston punonjësit dhe drejtuesit në këtë proces.
  • Sigurohet për mbajtjen dhe përditësimin e dosjes dhe informacionit për punonjësit e rinj, apo ndryshimet e punonjësve ekzistues, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
  • Menaxhon programet e sigurimit shëndetësor të punonjësve.
  • U përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.

Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:

  • Arsim i lartë (Bachelor dhe Mater Shkencor në Drejtësi)
  • Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në profil të ngjashëm.
  • Njohje shumë të mirë të legjislacionit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore.

  • Njohje të mirë të procesit të plotë të rekrutimit.
  • Aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e njerëzve
  • Të zotërojë shkëlqyeshën gjuhën angeleze (shkrim dhe lexim). Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën: hr@pharmaone.al

Ju lutemi përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni! Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.





 


Apply
Back
Top