• Tirane, ofroj vend pune DREJTOR SHITJE


POZICIONI VAKANT: DREJTOR SHITJE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtori i Shitjeve ndihmon në rritjen e volumit te shitjeve per te gjitha llojet e sigurimeve.
Negocion dhe harton kontrata me kliente te ndryshme si dhe organizon dhe bashkëpunon me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Rritja e volumit te shijeve nga klientet ekzistuese dhe finalizmi i shitjeve nga kliente te rinj;
  • Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  • Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Ne bashkepunim me strukturat e tjera te kompanise, propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
  • Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
  • Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
  • Mobilizimi dhe motivimi i Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxhimi I kompanise dhe eproret direkte.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë, I preferuar në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi;
Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë paraprake me ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi që marketon dhe shet produkte, preferohet ne fushen e sigurimeve
Aftësi:

  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e tij në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë leje drejtimi;
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj me e-mail ne adresën jsokoli@eurosig.al me subjektin "Aplikim per vendin vakant Drejtor Shitje".
Afati i aplikimit është deri me datë 9 gusht 2020.
 


Apply
Back
Top