• Tirane, ofroj vend pune Specialist Logjistike

Specialisti i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin, organizimin, koordinimin e operacioneve logjistike të lidhura me përpunimin e porosive, përgatitjen e dokumentacionit, transportin dhe proceset e zinxhirit të furnizimit. Ai gjithashtu është përgjegjës për organizimin e transportit të njerëzve, materialeve, mirmbajtjen e mjeteve në përdorim, si dhe monitorimin e efektivitetit dhe kostove të transportit të brendshëm.

Mban Përgjegjësi:

  • Drejtimin dhe mbikqyrjen e operacionet të transportit të mallrave (nga magazina qëndrore në magazinat rajonale dhe klientë) dhe njerëzve.
  • Drejtimin dhe mbikqyrjen e përgatitjes së porosive, faturimit, transportit dhe dorëzimit të mallrave tek klienti.
  • Gatishmërinë e flotës së transportit dhe personelit për të garantuar në kohë dhe me cilësinë e duhur të shërbimit të transportit, dhe duke mbajtur nën kontroll buxhetet e përcaktuara.

Kryen detyra:
  • Ndihmon në planifikimin dhe mirëmbajtjen e politikave dhe procedurave logjistike të transportit të njerëzve, mallrave dhe materialeve.
  • Zgjidh problemet që kanë të bëjnë me sistemet e transportit dhe logjistikës.
  • Organizon aktivitetin e dërgimit të mallrave në mënyrë që porositë të transportohen dhe mbrrijnë në destinacion (tek klientët apo magazinat rajonale) me sasinë, cilësinë, gjendjen dhe në kohën e duhur.
  • Kujdeset që dokumentat dhe faturat shoqëruese të mallrave plotësohen në mënyrën dhe formatin e duhur dhe bashk-shoqërojnë mallrat në transport.
  • Kujdeset që mjetet e transportit janë të kompletuara me dokumentacionin përkatës për transportin e mallrave dhe njerëzve sipas kërkesave të ligjeve në fuqi.
  • Kujdeset që mjetet e transportit janë në gjendje teknike të shkëlqyer për të siguruar sigurinë e njerëzve dhe mallrave që transportojnë, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
  • Sigurohet që mjetet e transportit të ngarkohen sipas kapaciteteve dhe në përputhje me rregullat e transportit të mallrave, për të marrë efektivitetin maksimal.
  • Zhvillon një kuptim të thellë të nevojave të klientëve dhe të ekipit të shitjes, dhe ndërmerr veprimet e nevojshme për plotësimin e nevojave, duke kontribuar kështu në zhvillimin e marrëdhënieve pozitive të biznesit me klientët.
  • Kujdeset për performancën logjistike të kompanisë me klientët, në përputhje me objektivat dhe marrëveshjet e përcaktuara.
  • Punon ngushtësisht me departamentet e tjera brenda kompanisë në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efektive kërkesat e klientëve: për të maksimizuar mundësitë për shitje ose minimizuar mungesat që mund të kenë efekte negative në biznes, sipas rastit.
  • Organizon trajnimin e punonjësve të rinj në varësi të tij.
  • Siguron dhe analizon të dhënat teknike në lidhje me operacionet logjistike, propozon zgjidhje efektive për përmirësimin e treguesve dhe rritjen e shërbimit ndaj klientëve.
  • Drejton, optimizon dhe koordinoni ciklin e plotë të lëvizjes së mjeteve të transportit.
  • Organizon dhe kontrollon mirpërdorimin dhe mirmbajtjen e mjeteve të transportit.
  • Plotëson dokumentacionin për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi volumin e veprimtarisë së transportit dhe mirmbajtjes, cilësinë, sasisë, kohëzgjatjen e lëvizjes dhe dorëzimit, kostot e riparimeve, transportit dhe efikasitetin.
  • Mban nën kontroll objektivat mbi koston, efektivitetin, saktësinë dhe afatet kohore.
  • Negocion tarifat e transportit ose shërbimeve të mjeteve me qira, në mënyrë që të optimizojë kostot.
  • Zbaton me korrektësi ligjet, rregulloret dhe kërkesat e standarteve të vendosura.
  • Kryen detyra të tjera të ngjashme

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare Bachelor në Administrim Biznes, Logjistikë, etj.
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në logjistikë dhe/ose menaxhim
  • Trajnime në menaxhim ose logjistikë.

Aftësi individuale

  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të forta organizative dhe në vendimmarrje.
  • Aftësi të mira komunikimi me gojë dhe shkrim.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të trajtuar disa çështje në të njejtën kohë.
  • Aftësi pune në grup dhe nivel të lartë bashkëpunimi
  • Aftësi drejtuese, menaxhuese dhe kontrolluese të stafin.
  • Aftësi në menaxhimin e kohës dhe i orientuar drejt objektivave.
  • Me iniciativë, gjykim të shëndoshë, dhe sjelljen profesionale.
  • Aftësi në evidentimin e aktivitetit, përgatitje raportesh
  • Në gjendje të kuptojë llogaritjet financiare dhe menaxhimin e buxheteve.
  • Fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera.
  • Leje drejtimi kategoria B

Aplikimet mbyllen më 31 GUSHT 2020

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top