• Tirane, ofroj vend pune Mekanik

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Mekanik

Qëllimi i punës:

Përgjegjës për të diagnostikuar problemet mekanike dhe ofrimin e menjëhershëm të ndihmës parandaluese dhe korrigjuese të mirëmbajtjes së linjave të prodhimit dhe lehtësimin e ndryshimit nën kontroll.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmëse në fillim të çdo turni.
  • Ekzaminon difektet gjatë procesit prodhues dhe ndërhyn për riparimin e menjëhershëm.
  • Plotëson fletën e ndërhyrjes pas mbylljes së difektit.
  • Ekzekuton programin e mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
  • Kryen kontrollin e pajisjeve sipas frekuencave të përcaktuara në procedurat e aprovuara.

Aftesite dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkollës së Mesme Profesionale si Mekanik.
  • 3 ose me shumë vite eksperiencë në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit, preferohet në industri pijesh.
  • Aftësi për të diagnostifikuar me saktësi e shpejtësi difektet dhe riparuar në kohë.
  • Aftësi për të punuar në grup.

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 26 Korrik 2020.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top