• Durres, ofroj vend pune Menaxhim, Shitje

WELL Sh.p.k., shpall të lirë pozicionin e punës: Zëvendës Menaxher Dyqani për qytetin e Durrësit

Zëvendës Menaxheri asiston dhe ndihmon Menaxherin e njësisë së shitjes për mbikëqyrjen dhe koordinimin e aktivitetit dhe personelit në kushtet e mungesës së Menaxherit në njësinë e shitjes. Ai gjithashtu asiston dhe ndihmon në kontrollin e zbatimin e procedurave të sigurimit të cilësisë si dhe veprimtarive të tjera në njësinë e Shitjes.


  • Zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Menaxheri i njësisë së shitjes dhe mbarvajtjen e aktivitetit në mungesë të Menaxherit.
  • Ndjek dhe komunikon detyrat e veçanta të stafit në njësinë e vet të shërbimit në mungesë të menaxherit.

  • Ёshtë përgjegjës për mbarvajtjen e aktivitetit gjatë turnit të tij.
  • Kontrollon, ndihmon dhe orienton punonjësit në detyrat e tyre të përditshme.
  • Trajton problematikat që ndodhin gjatë aktivitetit në njësinë e shitjes, në prezencë të tij.
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e procedurave për mbylljen e arkës dhe sigurimit të parave dhe për mbylljen e marketit (në turnin e pasdites duke u siguruar per gatishmërinë teknike të sistemeve dhe paisjeve).
  • Sigurohet që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
  • Evidenton mungesat për mallra dhe kërkesat e paplotësuara të klientëve dhe informon Menaxherin e shitjes.
  • Kontrollon dhe siguron pozicionimin korrekt të mallrave në rafte/vitrina/ etj.
  • Kontrollon çmimet e mallrave në vendet e ekspozimit që ato të jenë të afishuara dhe të sakta.
  • Komunikon dhe kontribuon në zgjidhjen e ankesave dhe mosmarrëveshjeve të klientëve.
  • Organizon oraret e punës së stafit.
  • Komunikon me furnitorët në mungesë të menaxherit.
  • Njeh detyrat e Menaxherit dhe i kryen ato nëse lind nevoja, në mungesë të tij.

AFTËSI:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe mirësjellje me klientët, kolegët dhe vartësit.
  • Aftësi shumë të mira matematikore e analitike.
  • Aftësi të mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh.
  • I aftë të punojë, bashkëpunojë dhe bashkrendojë mirë punën në grup.
  • Aftësi në të shkruarin dhe prezantimin e raporteve.
  • Korrekt dhe i përpiktë në zbatimin e afateve dhe orareve.
  • Fleksibël me kohën e punës.

KRITERET:

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  • Të këtë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në këtë pozicion ose të ngjashëm;
  • Të jetë e organizuar, fleksibel;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe FINANCA 5;


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën
well.rekrutime@alkosgroup.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më
30 Korrik '20

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top