• Tirane, ofroj vend pune Pirunist / Karelist

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Pirunist / Karelist

Qëllimi i punës:

Operon ne perputhje te plote me rregullat e sigurimit teknik dhe nderhyn ne proces ne menyre qe te siguroj obiektivat e caktuara per procesin ku operon duke garantuar cilesine e produktit dhe reduktimin e skarcitetit

Përgjegjësitë kryesore:

  • Leviz produktet nga zona e magazinimit / ruajtjes në makina ose rimorkiot e distributoreve sipas urdherit te magazinierit
  • Magazinon produktet në hapesiren e duhur.
  • Në baza ditore, inspekton dhe kryen mirëmbajtje te vogla në karele.
  • Operon ne karel ne perputhje te plote me rregullat e sigurimit teknik në mënyrë të sigurt dhe efikase
  • Mban ambjentin e punes pastër dhe të rregullt.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkolles se Mesme ose Shkolle Profesionale.
  • Leje drejtimi per karrel klasi ADR (ose Patente C )
  • Min përvojë 2 vjeçare në një pozicion të ngjashëm.
  • Te demostroj aftesite e tij gjate permbushjes se programit te punes


Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 19 Korrik 2020.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top