• Tirane, ofroj vend pune Senior specialist per pagesat

Njoftim punësimi për pozicionin
‘’Senior specialist për pagesat’’
Kualifikimet / aftësitë
FED invest është duke kërkuar senior specialist për pagesat, me përvojë bankare për të menaxhuar përpunimin e pagesave të shërbimeve dhe transaksioneve themelore të llogarisë rrjedhëse. Personi duhet të posedojë njohuri shumë të mira të shërbimit ndaj klientit dhe organizative, të ketë aftësinë për të punuar në mënyrë efektive në respektimin e afateve të përcaktuara në detyrë.
Arsimimi: Studime universitare, preferohet ne Ekonomik.

Eksperienca: Përvojë shumëvjeçare (4+) në pozicione të ngjashme me pagesat, në institucione bankare ose financiare. Preferohet me njohuri në sistemin FlexCube ose ndonjë sistem tjetër banker, në kryerjen e pagesave utilitare.
Të ketë njohuri në:

1. Pagesat e jashtme;
2. Pagesat e brendshme;
3. Pagesat utilitare për fautrat e elektricitetit, ujit, telefonise, internetit, gjobat;
4. Llogaritë rrjedhëse;
5. Politikat dhe rregulloret kundër pastrimit të parave;
6. Infrastruktura e pagesave dhe kuadri rregullator në Shqipëri
7. Rrjeti i pagesave (sistemet e pastrimit ndërbankar) dhe menaxhimi i korrespondencës;
9. Koordinimi.
10. Online banking.

Të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim me ofruesit e shërbimeve, institucionet shtetërore, aftësi për të identifikuar dhe parashikuar nevojat dhe transaksionet e stafit të degës.
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin dhe për të punuar mirë me ofruesit e shërbimeve, degët, klientët.
  • Kërkohet vëmendje ndaj detajeve gjatë shqyrtimit të dokumenteve dhe hedhjes së të dhënave.
  • Pozitiv, i/e besueshëm.
  • Aftësi per të punuar i pavarur.
  • Aftësi për të punuar në grup pune.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze në të folur dhe të shkruar.



Aplikimet tuaja mund t’i dergoni ne adresat e e-mailit: bpeci@fedinvest.al ose vbasha@fedinvest.al. Mirepresim aplikimet tuaja deri ne date 15.07.2020. Do te kontaktohen vetem personat, CV-ja e te cileve eshte perzgjedhur.


Cel. : 042251910/1
 


Apply
Back
Top