• Gjermani, ofroj vend pune PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER

FTESË PËR APLIKIM

Programi: STUDIME PROFESIONALE NË GJERMANI – “AUSBILDUNG”
Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (“PFLEGEFACHKRAFT”)
Viti përgatitor 2020/2021

International Studies Institute-ISI në Shqipëri së bashku me Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK janë në partneritet me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si Diakonie (Baden Württemberg) nga viti 2014, pastaj prej vitit 2019 edhe me Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, apo AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimin si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.
Projektet e kaluara rezultuan me implementimin shumë të suksesshëm të programeve të:

  • 377 kandidatë të cilët janë pranuar në program, një pjesë e kanë përfunduar programin AUSBILDUNG dhe tani më punojnë si Kuadro Profesionale, disa janë në vite të ndryshme të Shkollimit dhe Aftësimit, kurse
  • 123 kandidatë, të cilët, pas përgatitjes njëvjeçare, do të fillojnë programin AUSBILDUNG në muajin gusht-shtator 2020.
Suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre programeve, me interes për të gjitha palët, ka rezultuar që edhe këtë vit të bëhen kërkesa të reja nga partnerët Gjerman për përzgjedhjen dhe përgatitjen e kandidatëve të rinj, me ç’rast kemi kënaqësinë të prezantojmë këtë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 152 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë periudhës qershor-korrik 2020
  • Fillimi i programit përgatitor një vjeçar në Shqipëri/Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga data 10 gusht 2020
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji gusht-shtator 2021


Nëse Ju:


  • Keni të përfunduar shkollën e mesme (çfarëdo drejtimi)
  • Jeni të gatshëm dhe të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”
  • Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane (informatat më të detajuara i gjeni në pjesën vijuese)

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane tek ISI/APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës do të mbulohet nga kandidati me një marrëveshje të tillë që me rastin e shkuarjes në Gjermani, në muajin gusht-shtator 2021, 50% e kostos së përgjithshme të nivelit A1 - B2 i kthehet kandidatit nga programi.
Të gjithë kandidatët e pranuar në program, pas përfundimit të fazës përgatitore një vjeçare (para shkuarjes në Gjermani), duhet të arrijnë njohuritë e gjuhës gjermane - niveli B2.
Njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program, përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:


  • Ata të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane ndjekin mësimin e gjuhës gjermane tek ISI deri në nivelin e kërkuar – B2
  • Ata të cilët e njohin gjuhën gjermane pjesërisht i nënshtrohen një testi vlerësues tek ISI, ku përcaktohet se nga cili nivel apo pjesë të nivelit duhet të vazhdohet kursi tek ISI.
  • Ata të cilët posedojnë njohuri të certifikuara nga Goethe Institut dhe ÖSD për nivelin e kërkuar B2 nuk kanë nevojë të vijojnë kursin tek ISI, përveç aktiviteteve para integruese.


  • Përkrahje përgjatë tërë programit një vjeçar të përgatitjes në Shqipëri I tërë procesi dhe përkrahja realizohet pa asnjë kosto financiare për kandidatin. Të gjitha shpenzimet, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, qëndrimi 10 ditor për hospitim në Gjermani (para fillimit të programit AUSBILDUNG), kostoja e fluturimit të parë, mbulohen nga programi.
  • Vijimi i tërësishëm trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, ashtu që mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit behët nga të ardhurat mujore të kandidatit me rastin e vijimit të AUSBILDUNG, sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.
  • Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.






Mënyra e Aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm online, duke dërguar një e-mail në info@isi.al me subjekt “Aplikimi për AUSBILDUNG 15062020_” Emri dhe mbiemri”, jo më se data më 03.07.2020. E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:

  • Shkresën motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke e prezantuar në formë autentike (origjinale) motivin, arsyet dhe gatishmërinë për të aplikuar në këtë program
  • CV-në në formatin Europass (me foto)
  • Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto). Kandidatët të cilët sivjet diplomojnë dhe nuk e posedojnë akoma diplomën duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës njëmbëdhjetë - 11. Këtë çështje sqarojeni ju lutem edhe me fjalë në shkresën motivuese.

Të gjithë aplikuesit do të marrin një informatë kthyese në lidhje me aplikimin dhe proceset e mëtejme.

Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +355 (0)45628000 ose na shkruani në info@isi.al

E mirëpresim aplikimin tuaj,
Stafi i International Studies Institute (ISI)
 


Apply
Back
Top