• EUROPA Real Estate kerkon Agjent Imobiliar, Rroga 300 Euro plus Komision

EUROPA Real Estate/Agjensi Imobiliare
Në mbështetje të rritjes së vazhdueshme të biznesit tonë, ne kerkojmë agjent imobiliare (m/f) të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar kësaj karriere. EUROPA Real Estate operon në sektorin e Real Estate/Imobiliarë që nga viti 2008.

Pozicioni i punës: Agjent Imobiliare/Real Estate
Përshkrimi:
Agjenti Imobiliarë është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Ai ofron për klientin këshillim, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar.
Agjenti Imobiliarë duhet të posedojë aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. Gjithashtu për këtë profesion kërkohen tipa të pavarur, që kanë kontroll të lartë të stresit dhe të menaxhimit të kohës, energjikë dhe kontribues të punës në grup.
Me trajnimet dhe eksperiencën që ju do fitoni pranë nesh, ne marrim përsipër ndërtimin e karrierës suaj të suksesshme në sektorin Real Estate ( Imobiliarë ).
Një karrierë me shpërblime të larta monetar, prestigj dhe respekt.

Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë përvojë pune në shitje në terren, preferohen kandidatë që kanë përvojë në Sektorin Imobiliar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë
- Të njohë mirë programet bazë Microsoft Office
- Mosha e kandidatëve preferohet të jetë mbi 25 vjeç


Kushtet e Punës
• Pozicioni paguhet me rroge baze 300 Euro plus komision i larte.

Nëse mendoni që jeni kandidati i duhur, atëherë dërgoni CV me fotografine tuaj në adresën e emailit [B]europa.inf@gmail.com[/B]
Kini parasysh që vetëm kandidatët që do përzgjidhen për intervistë, do të kontaktohen nga ne për ditën / orën / vendin e intervistës.
Nxito, aplikimet mbyllen më 15/10/2020!


Cel. : +355675707777
 


Apply WhatsApp
Back
Top