• Agrokulturë XARRË kërkon Agronom - Komuna Xarrë, Sarandë

Agrokulturë XARRË kërkon Agronom - Agrokulturë XARRË është kompania e duhur për ty!

Ejani të punoni si Agronom në një nga kompanitë e cila ofron përfitime të jashtëzakonshme dhe mundësi avancimi në karrierë dhe ambjent për të mësuar.

Kompania AGROKULTURE XARRE është e themeluar në vitin 2014 . Objekti i kompanisë është mbjellja dhe rritja e agrumeve në zonën e Xarrës në një siperfaqe prej 64Ha. AGROKULTURE XARRE po bën një investim të standartit europian për të garantuar prodhimtarinë dhe cilësinë e agrumeve në tregjet ndërkombëtare

Ne jemi më të mirët dhe kërkojmë për më të mirët!

Pozicioni :
Ne po kërkojmë Agronom me aftësi të shkëlqyera nga Teknologjia e përpunimit të fruta-perimeve dhe Teknologjia ushqimore. Të ketë eksperiencë në zhvillimin e bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi.

Përfitimet:
  • Paketa e përfitimeve shumë konkurruese.
  • Ofrojmë programe shumë të mira mentorimi për punonjësit tanë.
  • Rritje dhe mundësi avancimi.
  • Sigurojme strehim për Agronomin
Adresa e Punës:
“Agrokulturë Xarrë” ndodhet në Godinën e Qendrës Komunitare Mursi, Kati i parë, në fshatin Mursi, Komuna Xarrë, Sarandë.

Kush duhet të aplikojë?
Nëse ke përfunduar Fakultetin e Bioteknologjisë Dhe Ushqimit dhe/ose Fakultetin e Ekonomisë Dhe Agrobiznesit, je më i miri/e mira.
Je njohës i gjuhës Angleze.
Ke eksperiencë të gjatë dhe njohuri në Pemtari,Agrume, Fertilizuesit, Pesticidet etj.
Je i motivuar për të punuar në një ambjent ku ke mundësi të tregosh eksperiencën tënde 100% atëherë;

Agrokulturë Xarrë është kompania e duhur per ty!
Apliko në info@vibtis.al dhe na trego që je më i miri!
 


Apply
Back
Top