• Vlore, kerkohet Punonjes Plazhi

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Balfin Group me një fokus më të drejtpërdrejtë në shitjen dhe marketimin e pasurive të patundshme dhe aseteve të ndryshme, duke ofruar edhe një ekspertizë të re në treg.

Pozicioni: Punonjes Plazhi
Departamenti: Asete dhe Sherbime
Vendndodhja: Palase

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Mban përgjegjësi të plotë për mbarëvajtjen e hapesires se plazhit te residenteve.
  • Kryen arketimet nga banoret qe akomodohen ne cadrat perkatese, sipas nje liste te konfirmuar me pare nga Dep.Hospitality .
  • Kontrollon vazhdimisht hapesiren e plazhit per mbeturinat te ndryshme dhe pastrimin e tij .
  • Per cdo problematike apo nevoje duhet te lajmeroj menaxherin e LM , i cili nga ana e vet siguron suportin e nevojshem per zgjidhjen e tyre .
  • Siguron suport ndaj menaxherit te LM ne rastet qe do i kerkohen , pa ndikuar ne mbarevatjen e plazhit te residenteve .
  • Mbyll raportin e xhiros ditore te kases dhe e raporton kete te menaxheri i LM
  • Detyra dhe pergjegjesi te tjera te ngarkuara sipas rastit nga Supervizori

Aftësi të tjera:

  • Eksperienca te meparshme
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup.
  • Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor.
  • Në gjendje të punojë nën presion
  • Njohje të gjuhes se huaj perben avantazh

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt BRE_1420.
Afati i dorëzimit: 03/07/2020
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top