• Tirane, ofroj vend pune Auditor i Brendshëm, Departamenti i Auditit të Brendshëm

Plotëson në kohë kontrollet e kryera në përputhje me planin vjetor të auditit, si dhe merr pjesë në çështje të tjera të kontrollit dhe projekteve, duke dhënë një këndvështrim të paanshëm dhe objektiv.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  1. Kryen kontrolle profesionale të cilat përfshijnë kryerjen e projekteve të auditit për: vlerësimet operacionale, financiare dhe të përputhshmërisë; përgatit dokumentimin e punës së auditimit, përpilon dhe dokumenton gjetjet dhe zgjidhjet;
  2. Zbaton të gjitha standardet etike organizative dhe profesionale dhe plotëson të gjithë punën e auditorit të brendshëm në përputhje me Standardet e IIA për Praktikat Profesionale të Kontrollit të Brendshëm (Standardet);
  3. Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e fushave të risqeve të kompanisë dhe jep kontribut të rëndësishëm për të zhvilluar planin vjetor të kontrollit të brendshëm;
  4. Kryen intervista, rishikon dokumente, zhvillon dhe administron pyetësorët si dhe përgatit memo përmbledhëse;
  5. Identifikon, zhvillon dhe dokumenton çështjet e auditit dhe rekomandimet për përmirësim, duke përdorur gjykim të pavarur në lidhje me departamentet/proceset e audituara;
  6. Përgatit, në kohën e duhur dhe në mënyrë efektive përmbledhjet e gjetjeve dhe raporteve të auditimit dhe komunikon gjetjet dhe rekomandimet e auditimit në nivelet e duhura.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Integritet të lartë dhe etikë profesionale;
  2. Aftësi të forta arsyetimi analitik për të zgjidhur problemet praktike;
  3. Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare jo banka;
  4. Njohuri shumë të mira të Standarteve të Kontrollit të Brendshëm;
  5. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në auditin e brendshëm, auditin e jashtëm, kontabilitet, operacione;
  6. Diplomë universitare e preferueshme në Audit, Kontabilitet ose në fusha të tjera të ngjashme.

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 08 Korrik 2020 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top