• Shqiperi, ofroj vend pune Manaxher Rajonal i Marrëdhënieve me Partnerët, Rajoni Juglindje

Ndërton dhe mirëmban zhvillimin e partneriteteve dhe rrjetit të referuesve për të mbështetur aktivitetin e kredidhënies për të gjitha segmentet, si nëpërmjet rrjetit të degëve ashtu edhe nëpërmjet shërbimit në distancë, ose online.


1. Ndërton dhe mirëmban marrëdhëniet me partnerët, palët e treta dhe çdo referues tjetër, duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientit, ofrimin e produktit, marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët (zhvillues, shitës, agjentë, ose palë të tjera ndërmjetëse etj); Udhëheq negociatat me palët e treta mbi kushtet dhe afatet e marrëveshjes për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të ndërsjellta;
2. Monitoron performancën e partnerëve në rajon për kreditë që prekin të gjithë segmentet e kompanisë, merr masa përkatëse për të siguruar produktivitetin e pritshëm;
3. Raporton dhe përgatit analiza për Rajonin për të ofruar informacion për progresin e produkteve dhe merr veprimet e nevojshme;
4. Kontribuon me ide ne përgatitjen e procedurave për krijimin, zhvillimin dhe/ose përmirësimim e marrëdhënieve me partnerët;
5. Propozon promocione apo skema të tjera nxitëse për partnerët, në mënyrë që të promovojë produktivitetin dhe rritjen e volumit të biznesit nga partnerët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

1. Energjik, i/e vetë-motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera organizative;
2. Aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit dhe negociimi;
3. Minimumi 3 vite eksperiencë në shitje;
4. Njohuri të mira të rrjetit të bizneseve SME që operojnë në rajon;
5. Disponibilitet për të udhëtuar si dhe të jetë rezident në Rajonin Juglindje (e preferueshme në Korçë);
6. Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose fusha të tjera të lidhura.

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 08 Korrik 2020 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top