• Durres, ofroj vend pune Oficer Kredie i Lartë, Dega Durrës

Oficeri i Lartë i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
  2. Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
  3. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për financim ose ofron këshillim financiar;
  4. Zhvillon takime me klientë potencialë për të rritur ndërgjegjësimin mbi produktet tona dhe kushtet e kredidhënies;
  5. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  6. Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
  7. Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë;
  8. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  9. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
  10. Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
  11. Kryen analizën financiare saktësisht dhe referon vendimin e tij në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
  12. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
  13. Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
  14. Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negociimi me klientin;
  15. Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion si dhe suporton Drejtorin e Degës në gjithë procedurat operacionale.

Kërkesat për pozicionin:



  1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune minimumi 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar;
  3. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
  4. Aftësi të shkëlqyera analize financiare.

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 08 Korrik 2020 në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top