DCG

  • Tirane, ofroj vend pune part time Specialist i Marketingut Dixhital

Digital Core Group ofron Internship(Part Time) në pozicionin Specialist i Marketingut Dixhital, një person që të plotësoje kriteret dhe të marrë përsipër përgjegjësitë më poshtë:




Detyrat
-Të mirëmbaj blog-s të shoqërive dhe të pasuroj me informacion të vazhdueshëm mbështetur në një kalendar fushatash dhe në varësi të projektit/shërbimit.
-Mirëmbajtja e faqeve të rrjeteve sociale.
-Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të reja promocionale për klientët.
-Informimi i klientëve mbi opsionet e mundshme për produktët e reja.
-Të zhvilloj materiale vizuale/video e materiale të tjera dixhitale në funksion të rrjeteve sociale të shoqërisë dhe projekteve.




Kualifikimet
-Diplome Bachelor (preferohet në fushën e Marketingut/Shkencave Sociale/Gazetari apo degë të përafërt).
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
-Të jetë kreativ dhe multi-task.
-Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
-Të ketë aftesi të mira të punës në grup.
-Të ketë njohuri mbi paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator) përbën avantazh.




Të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: support@digitalcoregroup.com
 


Apply
Back
Top