• Ofroj vend pune Vrojtues/Roje Plazhi

“Hospitality Managenet and Services” (HMS) sh.p.k është një subjekt që operon në fushën e administrimit të shërbimeve të përbashkëta dhe fasiliteteve. “HMS” kërkon të punësojë Vrojtues Plazhi për sezonin e verës, pranë nje zone rezidenciale, kompleksi Vala Mar, Hamallaj.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës

  • duhet të mbajë të veshur uniformën e vrojtuesit me ngjyrë të kuqe gjatë kohës së shërbimit;
  • të jetë prezent gjatë gjithë kohës pranë pikës së vrojtimit, përjashtuar kur është i angazhuar në raste emergjente;
  • në rastet kur verifikohen kundravajtje në territorin e stacionit të plazhit dhe në hapësirën ujore përballë tij, duhet të lajmërojë pranë organeve kompetente;
  • në rastë emergjencash, duhet të ndërhyjë për të shpëtuar jetën në ujë dhe për të dhënë ndihmën e parë mjekësore;
  • të kujdeset periodikisht për sinjalistikën ujore dhe territoriale të stacionit të plazhit;
  • të bëjë zëvendësimin e materialeve të konsumuara në kutinë e ndihmës së shpejtë mjekësore, si edhe të mbajë në efiçencë mjetet e shpëtimit;
  • të respektojë rregullat e etikës dhe higjienës personale.
Kërkesat për punësim

  • të ketë përfunduar trajnimin dhe të jetë i certifikuar si vrojtues plazhi;
  • preferohet të ketë eksperiencë në pozicion;
  • të ketë njohuri mbi kuadrin ligjor të funksionimit të stacionit të plazhit, mbi teknikat e shpëtimit dhe dyluftimit në ujë, mbi hidrometeorologjinë dhe karakteristikat e brigjeve, ndihmën e parë mjeksore, etj;
  • Të ketë aftësi të larta fizike;
  • Të jetë korrekt dhe i përkushtuar.
Kushtet e punës

  • Punësim sezonal për periudhën e sezonit të plazhit;
  • Mbulohet transporti deri në vendin e punës;
  • Kontratë e rregullt pune, me sigurime të mbuluara.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit infohr.hms@gmail.com ose të kontaktojnë në What’s App në numrin e telefoni 067 60 53 887.
 


Apply WhatsApp
Back
Top