• Ofroj vend pune Ndihmes Kuzhinier

“Hospitality Managenet and Services” (HMS) sh.p.k është një subjekt që operon në fushën e administrimit të shërbimeve të përbashkëta dhe fasiliteteve. “HMS” kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhinier për periudhën e verës, pranë një Beach Bar &Lounge që ndodhet në nje zonë rezidenciale, kompleksi Vala Mar, Hamallaj.
Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës

  • Menaxhon inventarin, duke u kujdesur për mirëmbajtjen e produkteve/ skadencat, bërjen e porosive, marrjen në dorëzim të produkteve, sistemimin dhe magazinimin e të gjithë artikujt/produktet ushqimore sipas procedurave te përcaktuara (në temperatura dhe kushte optimale;
  • Pastron produktet ushqimore sipas kërkesave teknike dhe përgatit paraprakisht ingredientët e menus, duke respektuar recetat dhe standardet e higjienës;
  • Përgatit produktet ushqimore (pica, sandwich, krepa, etj) dhe pjatat për servirjen me estetikën dhe garniturën e duhur;
  • Kujdeset për higjienën e vendit të punës, produkteve dhe mjeteve që përdor (frigorifer, soba, enët e kuzhinës, etj.);
  • Koordinon dhe ndërvepron me kamerierin lidhur me porosit e klientëve;
  • Respekton standardet e etikës dhe higjienës (personale dhe të vendit të punës).
Kërkesat për punësim


  • Të këtë përfunduar një shkollë profesionale dhe/ose të ketë kryer një kurs formimi profesional për kuzhinier;
  • Preferohet të ketë eksperiencë paraprake si ndihmës kuzhinier;
  • Zotësi për të organizuar punën dhe burimet në mënyrë të shpejt dhe të saktë;
  • Të jetë i motivuar dhe i përkushtuar ndaj punës;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe koordinuese.
Kushtet e punës

  • Punësim sezonal për periudhën kohore Korrik – Tetor;
  • Mbulohet transporti deri në vendin e punës;
  • Kontratë e rregullt pune, me sigurime të mbuluara.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit infohr.hms@gmail.comose të kontaktojnë në what’s App në numrin e telefoni 067 60 53 887.
 


Apply WhatsApp
Back
Top