• Ofroj vend pune Banakier

“Hospitality Managenet and Services” (HMS) sh.p.k është një subjekt që operon në fushën e administrimit të shërbimeve të përbashkëta dhe fasiliteteve. “HMS” kërkon të punësojë Banakier për periudhën e verës, pranë një Beach Bar &Lounge që ndodhet në nje zonën rezidenciale, kompleksi Vala Mar, Hamallaj.

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës

  • Mirëpret dhe përshëndet klientët, si dhe i përgjigjet në kohë, në mënyrë miqësore dhe efiçient;
  • Mikson dhe përgatit pijet sipas standardeve të gramaturës dhe recetës (kafe të ngrohta & të ftohta, lëngje të freskëta, cocktail, etj);
  • Kujdeset për higjienën e vendit të punës, produkteve, aparaturave dhe mjeteve të punës që përdor (frigorifer, ekspres, gota, filxhanë, etj.);
  • Menaxhon inventarin e pijeve dhe sigurohet që produktet të mos mungojnë duke ekzekutuar detyra të tilla si bërja e inventarit, hartimi i kërkesës për furnizime, marrja në dorëzim përmes fletës së shoqërimit dhe faturave përkatëse, si dhe kujdeset për sistemin dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Mbledh pagesat nga klientët e banakut, bën dorëzimin tek arka përkatëse dhe bën rakordimin;
  • Koordinon dhe ndërvepron me kamerierin lidhur me porosit e klientëve.
Kërkesat për punësim

  • Të këtë përfunduar një shkollë profesionale dhe/ose të ketë kryer një kurs formimi profesional për banakier;
  • Preferohet të ketë eksperiencë në pozicion;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze ose të njohë gjuhë të tjera të huaja;
  • Të jetë i motivuar dhe me vullnet të lartë për punë;
  • Të jetë energjik dhe me iniciativë..
Kushtet e punës

  • Punësim sezonal për periudhën kohore Korrik – Tetor;
  • Mbulohet transporti deri në vendin e punës;
  • Kontratë e rregullt pune, me sigurime të mbuluara.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit infohr.hms@gmail.com ose të kontaktojnë në What’s App në numrin e telefoni 067 60 53 887.
 


Apply WhatsApp
Back
Top