• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Vëzhgimit të Terrenit

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Specialist i Vëzhgimit të Terrenit

Përgjegjësia e këtij pozicioni është te vëzhgojë zbatimin e standardeve merchandising në pikat e shitjes dhe raportimi i të dhënave cilësore. Në mënyrë më specifike:

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndjek me përpikmëri routet e paracaktuara nga menaxheri duke vizituar të gjitha pikat e shitjes të planifikuara.
  • Observon nivelin e implementimit të standardeve në pikat e shitjeve.
  • Rregjistron në sistem të dhënat e marra nga pikat e shitjes.
  • Siguron nje raport të detajuar rreth eksperiencave që ka pasur në treg sipas objektivave të caktuara.

Aftësite dhe Kualifikimet:

  • Eksperiencë në shitje.
  • Përvoja në merchandising.
  • Person i besueshëm.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Aftësi të mira vëzhguese, i vëmendshëm ndaj detajeve dhe kujtesë të mirë.
  • Aftësi të krijojë lehtë marrëdhënie.
  • Aftësi të përshtatet shpejt me procedurat dhe situatat e reja.
  • I angazhuar për të arritur objektivin.
  • Aftësi të punojë në afate kohore strikte dhe të ngjeshura.
  • Patente klasi B.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e: MS excel, Outlook.
  • Të banojë në Tiranë.
  • Të jetë i gatshëm të punojë edhe në rrethe.
Te interesuarit duhet te dergojne nje email ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen: hr@cocacola.al, brenda dates 05 Korrik 2020.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top