• Tirane, ofroj vend pune MERCHANDISER

PËRSHKRIM PUNE – MERCHANDISER VEZA AIBA (Femër)

Struktura: Departamenti i Marketingut / Aiba Company
Raporton tek: Drejtuesi i Kompanisë,Drejtori I Burime Njerezore dhe Drejtori i Komunikimit & Marketing i Aiba Agency


Detyra & Përgjegjësi

  • Monitoron aspektet vizuale dhe tregtare të të gjithë gamës së produkteve të Vezës Aiba dhe konkurrentëve në të gjithë rrjetin e saj tregtar.
  • Siguron që raftet në dyqanet dhe rrjetet e marketeve të jenë të pajisura me sasinë dhe produktet e duhura.
  • Komunikon me agjentët e shitjes duke kërkuar raportim me bazë ditore për vendosjen e produkteve Aiba në raft dhe ndjekjen e cmimeve.
  • Optimizon vëllimin e shitjeve sipas llojit te produktit duke kryer raporte me baze klienti/zone.
  • Rekomandon strategji promovuese duke përdorur të dhënat e shitjeve, çmimeve dhe ecurise se tregut.
  • Sigurohet që të gjitha aspektet e marketingut dhe aktiviteteve të produktit të perputhen me etikën dhe qëllimet e markës.
  • Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në strategjine komerciale të kompanisë.
  • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e markave të reja .
  • Vendos dhe zhvillon marrëdhënie të qendrueshme midis kompanisë dhe klientëve të saj.
  • Kërkon mundesi të reja të marketingut që pershtaten me markën dhe maksimizojnë mundësitë për rritje.
  • Planifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave të Departamentit të Shitjes;
  • Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
  • Përfaqëson kompaninë në evente dhe media të ndryshme;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen nga Drejtuesi i Komunikimit & Marketing dhe CEO i kompanisë Aiba.



Aftësi & Kritere

  • Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, Shkenca Komunikimi & Marrëdhënie Publike ose Marketing.
  • Eksperienca e punës në Specialist/Menaxher Marketingu, Shitjeje,Specialist/Menaxher Komunikimi të paktën 3 vjet;
  • Aftësi të mira prezantuese, përqasje pozitive dhe entuziast;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Licence drejtimi automjeti

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

Curriculum Vitae
Letër Interesi


Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e email: office@aiba.al



Cel. : office@aiba.al
 


Apply
Back
Top