• Oficer Kredie në Shkodër, Pukë, Mirditë, Lezhë, Berat, Skrapar, Lushnje, Korçë, Elbasan, Librazhd, Dibër, Kukës, Sarandë, Fier, Përmet, Durrës

Njoftim për vend të lirë pune

”Agrokredit”sh.a. kërkon të punësojë Oficer Kredie në Shkodër, Pukë, Mirditë, Lezhë, Berat, Skrapar, Lushnje, Korçë, Elbasan, Librazhd, Dibër, Kukës, Sarandë, Fier, Përmet, Durrës.

Detyrat e përgjithshme

• Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale
• Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit
• Të promovojë produktet e Agrokredit sh.a. tek klientët potencial
• Të vlerësojë për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies
• Të analizojë në vend biznesin e klientit Miratimin e kredive brenda kufijve të caktuar dhe dërgimin e kërkesave tek menaxhmenti për miratim.
• Njohje me aplikantët për të marrë informacion lidhur me kërkesat e kredisë dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve rreth procesit.
• Analizë e gjendjes financiare të aplikantëve, kreditë dhe vlerësimet e pronave për të përcaktuar mundësinë e dhënies së kredive.
• Prezantimi i llojeve të ndryshme të kredive dhe opsioneve të kreditit që janë në dispozicion, si dhe kushtet e këtyre shërbimeve.
• Vigjilent ndaj llojeve të reja të kredive, shërbimeve dhe produkteve të tjera financiare për të përmbushur më mirë nevojat e klientëve.
• Dorëzim i aplikimit për kredi tek analistët e kredive për verifikim dhe rekomandim.
• Negocimi i aranzhimeve të pagesave me klientët të cilët kanë kredi me vonesë.
• Promovim i shërbimeve financiare që mund të plotësojnë nevojat e klientëve.
• Analizë e tregjeve të mundshme të kredisë dhe zhvillim i një rrjeti referuese për të gjetur prospektet për kredi.
• Përgatitja e raporteve për t'i dërguar klientëve në ditë vonese dhe për ta përcjellë drejt aksionit të Collection.
• Organizim për mirëmbajtjen dhe likuidimin e pronave/kolateraleve.
• Përgatitja e kërkesava drejtë gjykatës për transferimin e titujve.

Kualifikimi dhe eksperienca

• Të ketë minimalisht diplomë të nivelit bachelor
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit
• Të ketë aftësi të mira shitjeje, komunikimi dhe të punës në grup
• Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
• Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbëjnë avantazh
• Eksperienca e punës drejtpërdrejt në institucionet kredidhënëse përbën avantazh

Personat e interesuar duhet të sjellin dokumentacionin e mëposhtëm në adresën: Rr.“Elbasanit”, nr.178/1, Sauk, Tiranë, brenda datës 16/07/2020 :

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Agrokredit sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional

Vetëm aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen.

Ju faleminderit!
_______________
 


Apply
Back
Top