• Ofroj vend pune specialist Analist/e Biznesi

Kompania : Alpet

Kompania Alpet me nje eksperience te gjate ne fushen e trgetimit te hidrokarbureve, kerkon te punesoje nje specialist Analist/e Biznesi.

Pozicioni: Analist/e Biznesi

Qëllimi i punës: Të identifikojë nevoja, të iplementojë sisteme, të jetë në gjendje të gjenerojë raoprte të cdo natyre lidhur me sistemet që disponon kompania, të gjeneojë ide për ndryshime në rast nevoje, si dhe të kontribuojë në permiresimin sistemeve të informacionit që disponon kompania, aty ku gjykon të nevojshme.
Detyrat funskionale:

  • Identifikimi i kërkesave te klientit/palët e përfshira, kryerja e analizës, dokumentimi i rezultateve dhe përshtatja e kërkesave me sistemet software.
  • Ndjekja e implementimit të kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit.
  • Monitorimi i progresit të projektit nëpërmjet gjurmimit të aktivitetit; zgjidhja e problemeve; përgatitja e raporteve të progresit; rekomandime, përgatitja e manualeve të përdorimit etj.
  • Shqyrtime të vazhdueshme të proceseve të biznesit dhe zhvillimit të strategjive për optimizimin e proçeseve.
  • Kryerja e takimeve dhe prezantimeve për të ndarë idetë dhe gjetjet.
  • Raportimi tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e projekteve.
  • Rekomandime për përmirësime të sistemeve software nëpërmjet studimit të praktikave ekzistuese; dizenjimit të modifikimeve etj.
  • Mirëmbajtja e njohurive profesionale dhe teknike nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare dhe trajnime.
Kriteret profesionale:

  • E preferueshme që aplikanti/ja të ketë përfunduar studimet në degët Matematikë/ Informatike Ekonomike/Informatike.
  • Të ketë aftësi të mira ne Ms Excel
  • Të ketë njohuri të sistemeve ERP
  • Të ketë aftësi të mira për bashkëveprim me palët e interesuara dhe për të punuar ngushtë me ta, me qëllim të përcaktimit të zgjidhjeve sa më optimale.
  • Të ketë aftësi të mira të planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues.
  • Të ketë njohuri shume te mira të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim.
Vendodhja: Bulevard Deshmorët e Kombit, Kullat Binjake, Kulla 1, Kati 13, Tiranë.
Koha e punës: Sipas kodit të punës.
Aplikimet do te pranohenga data 14.06.2020 deri ne date 20.06.2020, nëadresën e e-mail-it: [I]hr@alpet.com.al[/I].
Brënda datës 27.06.2020 do të njoftoheni me e-mail ose telefonatë nese keni kaluar në fazën e intervistes.
 


Apply
Back
Top