• Pozicion Vakant prane EuroElektra sh.p.k - Specialist/e Marketingu

Pozicion Vakant
SPECIALIST/E MARKETINGU

Profili i Kompanisë:
EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. I pranishëm me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon ‘’Specialist/e Marketingu’’


Pozicioni: Specialist/e Marketingu
Departamenti: Administratë
Vendodhja: Selia Qendrore, Rruga Prush, Nr. 1041, Vaqarr, Tiranë


Përmbledhja e pozicionit:
Koncepton dhe ndërton strategjinë e marketingut të kompanisë, gjithashtu kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve vizive të portalit. Kujdeset per ideimin, design-in dhe propozon përmirësime funksionale.Kujdeset për përditësim te informacioneve të portalit duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse.

Kërkesat që duhet të përmbushë kandidati:
-Të ketë diplomë universitare në fushën e marketingut ose administrim biznesi
-Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë në fusha të ngjashme
-Të njohë shumë mirë gjuhët e huaja : Anglisht dhe Italisht
-Të njohë shumë mirë programet e paketës Office.
-Të njohë mirë programin Adobe Photoshop.
-Të ketë aftësi të mira në komunikimin me gojë dhe me shkrim.
-Krijues, i/e kujdeshëm ndaj detajeve, i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
-Njohuri të SEO dhe aftësi të monitorimit të trafikut online. (Avantazh)


Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon, përditëson dhe monitoron mediat sociale të kompanisë konkretisht (Facebook, Instagram, Linkedin, Youtube). Kryen manaxhimin e përditshëm të tyre dhe siguron përgjigje në kohë për kërkesat e vizitoreve për informacion dhe për komentet e tyre. Grumbullon informacionin e vlefshëm nga komentet dhe sugjerimet e vizitorëve dhe raporton problematikat në bazë mujore.
- Përcakton buxhetin e nevojshme për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
- Ndjek në vazhdimësi udhëzimet e marketingut te furnitorëve për të marrë ide kohezive mbi fushatat promovuese të kompanisë lidhur me produktet.
- Ndjek zhvillimin/realizimin e fushatave te marketingut, redaktimin e dokumentave, pergatitjen e dosjeve dhe dokumentacionet e ndryshme qe duhen per fushatat e caktuara etj
- Përpilon, redakton dhe formaton (materialet marketing) si tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve etj.
- Informon klientët potencial në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat që ofron kompania duke propozuar oferta të personalizuara për klientët
- Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.


Aftësi të tjera: -Të ketë aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës.
-Të jetë i/e organizuar, kreativ/e dhe me iniciativë.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre (të shoqëruar me Fotografi) me subjekt të përcaktuar në adresën e emailit: info@euroelektra.al.

EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane
Tel: 042 476501
Cel: +355676048043
email: info@euroelektra.al
web:http://euroelektra.al
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/


Cel. : +355 67 60 48 043
 


Apply WhatsApp
Back
Top