• Tirane, ofroj vend pune Drejtues i Departamentit të Mirëmbajtjes

Job Good! Life Good!

The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi dhe USA. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientet tanë një kompani shumë e njohur në fushën e shërbimeve me fokus sektorin e Restoracionit dhe Catering-ut, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

Drejtues të Departamentit të Mirëmbajtjes
[h=4]PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM[/h] Eksperienca dhe aftësitë administrative për të menaxhuar dhe drejtuar departamentin e mirëmbajtjes janë kriteret kryesore dhe fokusi ynë.

Detyrat/Përgjegjësitë kryesore:


  • Drejton repartin e Mirëmbajtjes dhe Riparimeve të kompanisë;
  • Mban përgjegjësi dhe monitoron të gjithë aspektet teknike për mirëmbajtjen dhe riparimet e të gjitha defekteve elektrike, mekanike, hidraulike, frigoriferike, etj.;
  • Menaxhon dhe ndjek ecurinë e punimeve në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe faza e perfundimit të tyre;
  • Përgatit dhe dorëzon prezantime për projekte të ndryshme të profilit të tij të punës sipas nevojave;
  • Përgatit raporte periodike mujore dhe vjetore të punës;
  • Përgatit dhe kontrollon planet ditore të punës të ekipit/vartësve të tij.

KËRKESAT E PROFILIT:


  • Të ketë eksperience pune dhe aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negocimi;
  • Të jetë me arsim të lartë ose arsim te mesem profesional (Mekanike, Elektrike, Elektronike, etj).;
  • Dëshmi të aftësive profesionale përbëjnë avantazh.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 203 3430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 22/06/2020


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
 


Apply WhatsApp
Back
Top