• Tirane, ofroj vend pune part time, PSIKOLOG

Tirane, 05.06.2020

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.


SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall njoftimin për pozicionin:

PSIKOLOG NË PROJEKTET E FUQIZIMIT TË FAMILJES
(me kohe te pjeseshme)


Psikologu/e në Programin e SOS Fshatit të Fëmijëve siguron shërbime psikologjike për fëmijët, që mbeshteten nga Projektet e Fuqizimit të Familjes ne Don Bosko dhe Sauk / Farke.
Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 40 ore ne muaj.

Detyrat Kryesore:

  1. Realizon vlerësimet fillestare të gjendjes së femijeve që pranohen të rinj apo janë rast potencial për tu pranuar në Projekt
  2. Realizon vlerësime psikologjike për përcaktimin e gjendjes funksionale të fëmijëve, në nivel fizik, social, kognitiv dhe emocional.
  3. Harton planet e nderhyrjes per fëmijet sipas nevojave psikologjike të evidentuara.
  4. Merr pjesë aktive në planin e zhvillimit të familjes për femijet, prindërit/kujdestarët që ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe jep sugjerime per trajtimin e tyre ne aspektin psikologjik brenda Planit te Zhvillimit te Familjes.
  5. Kryen rivleresime te ecurise se rasteve dhe raporton te punonjesi social qe mbeshtet familjen per rezultatet e gjetura.
  6. Femijet me problematika te theksuara te gjendjes emocionale dhe psikologjike i referon te specialistet, per trajtime te metejshme plotesuese, ku edhe siguron ndërlidhjen e FSP me strukturat shtetërore, për të ndjekur linjen shteterore te ketyre sherbimeve.
  7. Ofron mbështetje psiko-emocionale dhe këshillime individuale apo në grup për femijet duke i ndihmuar ata se si te zgjidhin situata te ndryshme (situata krize, trauma te ndryshme etj) ose si t’i kapercejne ato.
  8. Identifikon nevojat e fëmijëve dhe realizon trajnime në lidhje me këto nevoja.
  9. Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për një zgjidhje sa më efikase dhe profesionale.

Profili për pozicionin e Psikologut

  • Diplomë universitare në Psikologji
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë ne punen e psikologut per femije.
  • Te jete i regjistruar prane Urdhrit te Psikologut.
  • Trajnime ne fushen e psikologjise
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
  • Leje drejtimi automjeti

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.06.2020 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top