BRD

  • Tirane, ofroj vend pune Financier/e

Përshkrimi


Përgatitni bilancet, PASH si dhe raporte të tjera financiare. Përgjegjës/e gjithashtu për analizimin e tendencave, kostove dhe të ardhurave. Raporton rezultatet e kompanisë si dhe ofron sugjerime në lidhje me përdorimin e burimeve të kompanisë.

Detyrat Kryesore


  • Mban rregjistrimet kontabël për të gjithë aktivitetin ekonomik dhe financiar të kompanisë;
  • Realizon deklarimet në institucionet shtetërore duke respektuar me rigorozitet afatet e përcaktuara;
  • Përgatit pasqyrat financiare në fund të muajit, analiza kostosh, analiza shitjes, cash floë etj;
  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon te gjitha aktivitet me palet e treta te lidhura ngushtë me çeshtjet financiare të kompanisë;
  • Përpilon autorizmet e proçedurave të brendshme dhe monitoron zbatimin e tyre (magazina,shitje, arkëtime/pagesa);
  • Përpilon dokumentat e blerjes dhe shitjes në bazë të legjislacionit tatimor;
  • Ndjek proçedurat doganore dhe përllogaritjet në bazë të legjislacionit në fuqi;
  • Llogarit kostot e inventarit, marzhin bruto dhe rivleresimin e inventarit;
  • Monitoron dhe analizon raportet financiare.


Kualifikimet / Kërkesat


  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në profilin Financë/Kontabilitet;
  • Të ketë min 3 vite eksperiencë pune si Financiere (përbën avantazh eksperienca në distribucion);
  • Të ketë njohuri praktike shumë të mira mbi Kontabilitetin dhe Raportimin Financiar, Analizën Financiare dhe mbi Standartet Kombëtare të Kontabilitetit;
  • Të ketë njohuri shumë te mira mbi legislacionin Fiskal dhe sistemet Tatimore të informacionit
  • Te njoh shumë mirë programet Financiare (Alpha dhe Financa 5), dhe të zotërojë njohuri të pergjithshme mbi shfrytëzimin e teknologjisë dhe sitemeve të informacionit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi si dhe të jetë i/e orientuar drejt detajeve;


Shënim: Ky përshkrim pune nuk është gjithëpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryej dhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.


Nëse përmbushni të gjitha kriteret e përmendura më sipër, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj deri në datën 15 Qershor 2020, në adresën elektronike: info@bashagroup.al
 


Apply
Back
Top