• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

PROFAST DISTRIBUTION SHPK nëpermjet produkteve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale. Jeni individe ne kerkim te karrieres tuaj, PROFAST DISTRIBUTION SHPK po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MAGAZINIER



DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



• Mban përgjegjesi mbi mallin e magazinuar në magazinën perkatese.
• Eshte pergjegjës/e per ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Finances në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasite fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues.
• Mban dhe organizon ndarjen e produkteve sipas datave të skadencës si dhe informon Drejtorin e Logjistikes për çdo sasi malli për të cilin po afron data e skadencës. Ky kontroll duhet te bëhet periodik sipas mënyrës që ai/ajo organizon punën në magazinë.
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave përgatitjen e porosive dhe administrimin e paketimeve dhe materialeve promocionale.
• Bashkëpunon çdo ditë me operatoren e financës në magazinën përkatëse për të kontrolluar përputhshmërinë e të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me levizjet fizike te mallrave.
• Sigurohet që kodifikimi dhe vendosja e produkteve në magazinë të behen në mënyrën e duhur, me plan dhe sistem.
• Mban një listë me gjitha barkodet e produkteve dhe njofton operatoren e financës sa herë ka ndryshime të barkodeve gjatë furnizimeve.
• Monitoron në bazë ditore stokun e magazinës dhe vazhdimisht krahason gjëndjen fizike me sasitë në sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve.

Kualifikimet

• Duhet të ketë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm (Arsimi i lartë përbën avantazh).
• Duhet minimalisht 3 (tre) vjet eksperiencë si magazinier/e në Shoqëri distribucioni.
• Duhet të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike.
• Të ketë aftesi të mira në njohjen e barkodeve dhe punës me to.
• Të jetë korrekt në respektimin e orareve.
• Të kete cilësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.
• Preferohet mosha deri 40 vjeç.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën profastdistribution@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Qershor 2020
 


Apply
Back
Top