• Tirane, ofroj vend pune Kontabilist/e shitjesh

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë


  • Përgjegjës për përmbledhjen dhe verifikimin e të dhënave të shitjeve në fund të çdo dite, duke u siguruar që informacioni i saktë të raportohet në fund të çdo muaji/fund viti financiar, duke u siguruar që çdo diferencë të jetë e dokumentuar dhe pasqyruar siç duhet në sistem dhe e raportuar tek përgjegjësi i departamentit.
  • Përgjegjës për përmbledhjen dhe verifikimin e llogarisë së klientëve në fund të çdo dite duke u siguruar se të dhënat e raportuara në fund të çdo muaji/apo viti financiar janë të sakta dhe çdo diferencë është dokumentuar dhe raportuar në mënyrë korrekte në sistem dhe raportuar gjithashtu tek përgjegjësi i departamentit.
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e të dhënave të shitjeve/klientëve/evidentimin e llogarive, të llogarive të arkëtueshme, kryerjen e rakordimeve me klientët, duke përfshirë implementimin e rregullores së kontrollit të brendshëm, manualeve të brendshme dhe rregulloret për funksionimin financiar të llogarive në Depot Farmaceutike.
  • Përgjegjës për të kryer raportim të rregullt për shitjet/klientët dhe llogaritë e arkëtueshme dhe çdo informacion i cili ka lidhje me këtë proces, si dhe për t’ja dërguar këtë informacion përgjegjësit të departamentit brenda afateve të përcaktuara.
  • Kryen inspektime të rregullta të të gjithë procesit dhe raporton për çdo diferencë/ndryshim të konstatuar dhe nëse e sheh të nevojshme propozon te përgjegjësi i departamentit masat e nevojshme për eliminimin e tyre.
  • Siguron evidentimin dhe mbajtjen e korrespondencës me autoritetet e taksave lokale dhe institucione të tjera lokale duke siguruar ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij dokumentacioni sipas rregullave të arkivimit.
  • Përgjegjës për përgatitjen e informacionit financiar dhe dokumentacionit të nevojshëm për nevojat e auditimit.
  • Merr pjesë dhe kontribuon në procesin e mbledhjes së arkëtimeve.
  • Sigurohet se dokumentacioni ligjor është në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullat e vendosura nga administrata tatimore dhe propozon ndryshime te përgjegjësi i departamentit.
  • Sigurohet që i gjithë dokumentacioni është i përgatitur dhe i ruajtur në mënyrë të rregullt sipas rregullave të sistemit të arkivimit.
  • Siguron cilësine dhe saktësinë e raportimit të brendshëm.
  • Ndjek të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.


Kriteret e nevojshme


  • Diplomë në degën Financë/Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë në Financë/Kontabilitet.
  • Njohje shumë e mirë e politikave financiare dhe fiskale.
  • Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze.
  • Përbëjnë avantazh njohja e sistemit NAV+ dhe kualifikime lidhur me Depo Farmaceutike.
  • Aftësi për të punuar në grup.
Të interesuarit të dërgojnë CV me subjektin "Pozicion Kontabilist", në adresën hr@evitaalbania.com


Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kualifikohen në fazën e parë.


Afati i aplikimeve: 14 Korrik 2020
 


Apply
Back
Top